Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..
Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..
“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në..