Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të..
Ndërprerja e marrëveshjeve afatgjata me centralet termike elektrike “Marica Iztok-1” dhe “Marica Iztok-3” (pronësi përkatësisht e kompanive amerikane AES dhe ContourGlobal), duhet të ndodhë deri më 30 qershor 2021, transmetoi BTA. Kjo është shkruar..
Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari njoftoi rezultatet e përgjithësuara për tendencat në koston e jetesës në Bullgari gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020. Sipas analizës së sindikatës për një person të familjes janë të..
Kapaciteti i instaluar për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në fund të vitit të kaluar ishte afërsisht 1800..