Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 149

Foto: BTA

Përhapja e Covid-19 ndër të rinjtë kërcënon më të moshuarit

4 javët e fundit përqindja e të infektuarve me Covid-19 lëvizet nga 4.5 deri në 5.5 për qind. Këtë e tha para BNR-së kryeinspektori kombëtar i shëndetësisë dhe zëvendëskryetar i Shtabit Operativ Kombëtar Angell Kunçev. Nuk ndryshohet edhe numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore nga 15 deri në 20 për qind. Që nga fillimi i epidemisë po rritet numri i të rinjve të infektuar nga afro 5-7 për qind në fillim tani është një e katërta. Të rinjtë e kalojnë sëmundjen pothuajse pa simptoma, por kërcënojnë të moshuarit përreth. Te 18 vjeçarët koronavirusi është më tepër përjashtim. Megjithëkëtë mbetet pikëpyetja sesi do të zhvillohet procesi mësimor nga shtatori, tha Kunçevi. 

119 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit

119 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit të zbuluara nga 1491 teste, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 11 955 veta. Prej tyre aktive janë 5 147. Të shëruarit janë 6 420. U hospitalizuan 814 pacientë, 46 prej të cilëve janë në reparte intensive. Të vdekurit brenda periudhës 24 orësh me Covid-19 janë 3. Me ta numri i përgjithshëm i të vdekurve bëhet 388.Gjatë javës së kaluar u bënë 35 208 PCR teste, prej të cilave pozitive ishin 1524. Po kjo javë ishte me më shumë të vdekur – 47 veta. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë bërë gjithsej272 491PCR teste.

5 milionë euro do të përdoren në përkrahje të turizmit

Pak mbi 5 milionë euro (10 milionë leva) nga programi operativ “Inovacione dhe aftësi konkurruese” do të ridrejtohen për të ndihmuar sektorin turistik për shkak të pandemisë nga Covid-19. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Bojko Borisov në takimin e zhvilluar me përfaqësues të degës turistike. Nga qendra qeveritare e shtypit vënë në dukje se tanimë janë përcaktuar kriteret për aplikim të firmave nga sektori. Sipas Ministres së Turizmit Marijana Nikollova këto para janë të domosdoshme për operatorët turistikë dhe për agjencitë turistike”. Pritet që skema të fillojë të punojë në fund të muajit gusht, njoftuan reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.

Belgjika vendosi karantinë për të gjithë që mbërrijnë nga dy regjione bullgare

Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës njoftoi se vendi vendos karantinë të detyrueshme për ata që mbërrijnë nga Bullgaria Verilindore dhe Bullgaria Jugperëndimore. Ata që vijnë nga këto dy regjione bullgare do të vihen në karantinë dyjavore në shtëpi në se kanë adresë të përhershme në Belgjikë, ose në një qendër pranimi. Këta njerëz testohen për Covid-19. Për ata që mbërrijnë në Belgjikë nga Bullgaria Veriqendrore, Juglindore, Jugqendrore testimi dhe karantina janë rekomanduese. Ndalohet udhëtimi nga Belgjika deri në rajonet verilindore dhe jugperëndimore të Bullgarisë. Me vëmendje të madhe duhet të udhëtohet deri te Bullgaria Veriqendrore, Juglindore dhe Jugqendrore.

Mbi 100 raste të koronavirusit në një azil në Varna

Po fillon kontroll i rritur në 20 azilet në krahinën e Varnës pasi në azilin vendas “Shën Gjergji” u konstatuan mbi 100 teste pozitive me koronavirus – 93 banorë të azilit dhe 9 veta nga personeli. Katër nga njerëzit e moshuar kanë vdekur. Të infektuarit janë izoluar dhe nuk janë në kontakt me të tjerët. Informacioni është i korrespondentes së BNR-së në Varna Daniella Stojnova.

Tifozët e CSKA-së me ultimatum për hapjen e stadiumeve për publikun

Përkrahësit e njërës prej skuadrave kryesore të futbollit bullgar - CSKA, kërkuan nga qeveria dhe nga Bashkimi Bullgar i Futbollit të lejojë publik nëpër stadiumet, njoftoi sajti “Sportal”. “Në rast të kundërt do të na nevojitet që të kërkojmë një vend alternativ, nga i cili të vërejmë ndeshjet tona, gjë e cila mund të mos u pëlqejë juve të gjithëve”, kërcënuan tifozët. Sipas urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov nga data 31 korrik, deri në fund të muajit gusht “aktivitetet sportive në të hapur dhe në të mbyllur duhet të zhvillohen pa publik”.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria do të ndjekë me përpikëri ligjin për të siguruar zgjedhje të ndershme

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdeikov diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe për deputetë evropianë të 9 qershorit 2024. Gllavçev..

botuar më 24-04-23 11.58.PD

Parlamenti i fundit vendosi një rekord 12-vjeçar për ndryshimet legjislative

Për periudhën korrik - dhjetor 2023, Kuvendi miratoi 51 amendamente, të cilat ndryshojnë dhe plotësojnë 43 ligjedhe 79% ose 34 nga këto 43 ligje janë ndryshuar më shumë se një herë. Kjo është përqindja më e lartë e amendamenteve në 12 vitet e fundit,..

botuar më 24-04-23 11.41.PD

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD