Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita 150

Foto: arkiv

Masat kundër koronavirusit në Bullgari janë të mjaftueshme

Masat e vendosura kundër koronavirusit në Bullgari janë të mjaftueshme. Nuk ka nevojë për zgjerimin e tyre ose për vendosjen  e masave të reja. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing pas takimit me këshillat të ekspertëve të epidemiologjisë dhe virusologjisë. Po rritet numri i të infektuarve në moshë nga 15 deri në 29 vjeç. Gjatë majit ata ishin 10 për qind, në qershor – 16 për qind, në korrik – 25 për qind.Tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 12 159 prej tyre 823 janë të vendosur në spital. Në repartet intensive ka 43 të sëmurë me koronavirus. Personeli i infektuar mjekësor është 712 veta. 6684 veta u shëruan, ndërsa 4040 vdiqën me Covid-19 të zbuluar. Në momentin e tanishëm nuk ka presion të konsiderueshëm mbi sistemin spitalor në territorin e Bullgarisë, theksoi ministër Angellov.

Në dy azile në Bullgari ka të infektuar me koronavirus

Në dy azile, në qytetet Ruse dhe Varna, ka problem të kontrolluar me infektimin e të moshuarve me koronavirus. Në azilin “Vëzrazhdane” në qytetin Ruse u zbuluan 91 teste pozitive – 8 të infektuar nga personeli dhe 83 të moshuarve me banim aty. 26 prej të moshuarve u hospitalizuan, 3 vdiqën. Në azilin privat “Shën Gjergji” në Varna ka 93 teste pozitive të të moshuarve dhe 9 të personelit. Prej tyre 4 u vendosën në spital, ndërsa 5 veta vdiqën.Në të dy azilet të infektuarit që nuk kanë nevojë për hospitalizim janë të izoluar dhe gjendja e tyre kontrollohet pa u ndërprerë, njoftoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov.

Gjatë 24 orëve të fundit të shëruarit nga Covid-19 janë më shumë nga të infektuarit

204 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit pas 4 137 PCR testeve të bëra, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara në Portalin Unik Informativ. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 veta, ndërsa të shëruarit janë 164. 823 veta janë vendosur në spital, 43 prej të cilëve – në repartet intensive. Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 51, në Varna – 42 dhe në Dobriç – 19.

U rit numri i të papunëve në vend

Pas uljes së përkohshme tashmë javën e dytë me radhë të papunët e porsaregjistruar në Bullgari janë më shumë se sa të punësuarit me ndërmjetësinë e zyrave të punësimit. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor dhe Agjencisë së Punësimit. Që nga 3 shkurti e këtej ato dikastere monitorojnë lëvizjen e papunësisë për shkak të Covid-19. Që atëherë e deri më 2 shkurt të papunët e regjistruar janë më se 234 mijë veta, ndërsa të punësuarit – 137 mijë veta, transmetojnë reporterët e RKB.

Biznesi turistik kërkon restart dhe turizëm pa PCR teste

Turoperatorë, agjentë turistikë dhe udhërrëfyes nga bashkimi “E Ardhmja për Turizmin” dolën në një miting para godinës së Parlamentit në Sofje. Ata ngulin këmbë për një angazhim të qartë nga ana e pushtetarëve për ndihmë financiare, sigurim të likuiditetit të firmave dhe restart të sektorit, si dhe për turizëm pa kërkesa të detyrueshme për PCR teste. U shtrua edhe çështja për karantinën 14 ditore pas udhëtimit në Turqi. Ata pyesin se pse Rumania e ka hequr këtë karantinë në dallim të Bullgarisë. Dje Kryeministri Bojko Borisov shpalli se në ndihmë të turizmit do të livrohen rreth 5 mln euro. Mirëpo, sipas përfaqësuesve të sektorit kjo ndihmë nuk mjafton.

Akademia Bullgare e Shkencave do të financojë projektin bullgar për vaksinë kundër Covid-19

Mundësia për valë të dytë të Covid-19 është reale. Zhvillimi i pandemisë është në varësi të respektimit të masave kundërepidemike. Aktualisht po e shohim efektin e refuzimit të kufizimeve pas masave të rrepta, tha para BNR-së prof. Hristo Najdenski, udhëheqës i Departamentit të Mikrobiologjisë Infektive në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ndoshta në fund të vitit, po të ketë vaksinë, qeveria do t’i zbutë masat, është i mendimit shkencëtari. Prof. Najdenski shpjegoi se për shkak të kritereve të ndryshme dhe që të mos ndalohet financimi i projekteve të tjera studimet për vaksinën bullgare kundër koronavirusit nuk do të financohen nga Fondi “Studime Shkencore”, por nga mjetet rezervë të Akademisë Bullgare të Shkencave. 


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD