Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një thesar tatar është duke u paraqitur në qytetin Ballçik

Thesari tatar nga kalaja Kaliakra do të mbetet në kompleksin arkitekturor “Dvoreca” në qytetin Ballçik deri në fund të muajit tetor, që të mund turistët të shijojnë eksponatet e zbuluara gjatë vitit 2018. Afro njëmijë sende kanë qenë të vendosura në një enë prej balte nën dyshemenë e një dhome, të djegur në fund të shekullit të 14. Zbulimi i cili ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, përmban monedha të arta dhe të argjendta, zbukurime të arta, gurë të çmuar, aplikacione dhe tokëza, kopsa prej bronzi dhe prej argjendi. Mes tyre shumë të vlefshme janë dhe 8 monedhat veneciane, të quajtura Zecchino d’Oro, të punuara prej një floriri me një cilësi të lartë me pamjen e dozhëve të atëhershëm. Supozohet se thesari ka qenë pronë e  një udhëheqësi ushtarak tatar nga hordhia e Aktavit.