Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 152

Foto: ЕPA/BGNES

Hyrja në Greqi me tokë natën do të jetë e mundur vetëm përmes pikës kufitare Kullata-Promahon

Që nga mbrëmja më 7 gusht Greqia ndalon të gjitha vendkalimet tokësore deri tek pikat e saj kufitare në intervalin nga ora 23.00 deri në orën 07.00 me përjashtim të pikës kufitare Kullata-Promahon në kufi me Bullgarinë. Këtë e ka shpallur zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, si një pjesë nga masat në lidhje me shtimin e rasteve të koronavirusit në vend, transmeton Agjencia Telegrafike Bullgare. Dje Greqia ndaloi kalimin në orët e natës përmes pikës kufitare Kakavija në kufi me Shqipërinë, po që nesër kjo masë zgjerohet  dhe kundrejt pikave të tjera kufitare pa pikën Promahon.

60% ulje në turizëm që nga fillimi i vitit

Për shkak të pandemisë Bullgaria konstaton ulje të numrit të turistëve ndërkombëtarë që nga fillimi i vitit, bëri të ditur në Plovdiv Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova. Ka 70 000 rezervime në bregdetin tonë për turistë nga Turqia, Izraeli, Moldavia dhe Bjellorusia, por duhet të ndërmerren masa për mbërritjen e tyre, tha Nikollova. Ministrja nënvizoi se deri në momentin e tanishëm nuk ka asnjë rast pozitiv të koronavirusit në bregdetin bullgar. Zëvendëskryeministrja kritikoi modelin e deritanishëm të zhvillimit të turizmit bullgar. Nuk mund të reklamohemi vetëm si një vend me turizëm të zhvilluar veror dhe dimëror. Ne duhet të prezantohemi si një destinacion me kushte për turizëm gjatë tërë vitit, është kategorike Nikollova.

Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve kontrolloi 99 lokale në bregdetin jugor

Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve kontrolloi 99 lokale në bregdetin jugor. Në kulmin e stinës turistike theksi është tek masat kundër Covid-19. Gjoba për zhvillimin e veprimtarisë së paregjistruar është nga 2 mijë deri në 4 mijë leva (1 mijë deri në 2 mijë euro).

Bullgaria është duke transferuar turistë të huaj me Covid-19

303 janë rastet e reja të regjistruara të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit pas 5 701 testeve të zhvilluara, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Gjatë harkut kohor 24 orësh kanë vdekur 9 veta me Covid-19, të shëruarit janë 190. 872 pacientë janë hospitalizuar, 44 janë në repartet intensive. Kryeinspektori kombëtar i shëndetësisë Angell Kunçev tha para Televizionit Kombëtar Bullgar se koronavirusi nuk është i njëtrajtshëm. Derisa në Bllagoevgrad janë regjistruar 100 të infektuar, ka krahina ku nuk ka asnjë të infektuar. Në qoftë se kanë rezultuar pozitivë turistët e huaj në Bullgari dërgohen në vendin e origjinës. Pothuaj çdo ditë organizojmë transferim të turistëve rumunë nga Greqia përmes Urës së Danubit, saktësoi Kunçev. Vala e Covid-19 në Ballkan u ul, por po vazhdon të rritet në vendet evropianoperëndimore, deklaroi inspektori.

Mbi 100 produkte në tregun bullgar janë shpallur si dezinfektues, por në fakt nuk janë

Prodhuesit e produkteve në fjalë janë paralajmëruar dhe kanë një afat prej 48 orësh për të ndërprerë ofrimin e dezinfektuesve të rremë, tha Kryeinspektori kombëtar i shëndetësisë Angell Kunçev.  “Duhet të blihen preparate dezinfektuese për të cilat ka informacion në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi ai, cituar nga BTA. Sipas fjalëve të tij etiketa e dezinfektuesit duhet të përmbajë informacion për numrin e lejes dhe për datën kur është njohur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD