Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota nëntokësore laramane e shpellës “Veneca”

Nja 14 kilometra larg qytetit Bellogradçik të Bullgarisë Veriperëndimore ka një fenomen natyror – “Veneca”, një nga shpellat më të bukura në Bullgari.

Ajo ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të fshatit Oreshec. Deri te hyrja e saj çon një rrugë gurore. Itinerari turistik në shpellë vazhdon afro një orë dhe shoqërohet me bisedë të ciceronit.

Brenda në shpellë vizituesit shëtitin nëpër një shteg metalik i cili kalon përmes pesë sallave me larmi të madhe të formimeve shpellore. Me ndihmën e ndriçimit shumëngjyrësh shpella “Veneca” gjallëron para shikimit të turistit në tërë madhështinë e saj.

Më shumë për këtë krijesë unike natyrore lexoni në botimin e Radio Bullgarisë Mirë se erdhët në “Veneca” – shpellën më të bukur të Bullgarisë Veriperëndimore!

Foto: BNR-arkiv