Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 155

Foto: Pixabay

Jemi në vend të dytë në Evropë për nga vdekshmëria nga Covid-19

Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vend të dytë në Evropë për nga vdekshmëria nga koronavirusi gjatë dy javëve të fundit me 1,4/100 000 raste vdekjeje, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Profilaksi dhe Kontroll të Sëmundjeve. Në vend të parë është Rumania me 2,4/100 000 raste vdekjeje. Për nga treguesi “sëmundshmëri” vendi ynë radhitet në vend të gjashtë me 41,3/100 000 raste pas Luksemburgut, Spanjës, Rumanisë, Belgjikës dhe Maltës.

134 teste pozitive për koronavirus

134 veta kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pas 3612 PCR testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Këtë herë kryeqyteti nuk është me më shumë teste pozitive. Para saj renditen Dobriç – 32 dhe Plovdivi – 21. Në Sofje të infektuarit janë 17. Kanë vdekur 3 veta nga gjithsej 445 viktima të sëmundjes, 96 janë të shëruarit, ndërsa në spital mbeten 848 pacientë, 55 prej të cilëve në repartet intensive. Që nga fillimi i epidemisë numri i testeve të bëra tejkalon 3000.

Regjim i ndryshëm për udhëtimet e bullgarëve në Evropë

Zvicra anuloi të gjitha kufizimet për qytetarët që mbërrijnë nga Bullgaria, derisa Norvegjia vendos karantinë të detyrueshme dhjetëvjeçare për ta. Bullgarët që udhëtojnë nga tri regjione bullgare – Varna, Bllagoevgrad dhe Dobriç, do të hyjnë në Gjermani vetëm me PCR test dhe deri në marrjen e rezultatit do të mbeten në karantinë. Ukraina do të lejojë hyrjen e bullgarëve në territorin e saj pas paraqitjes së policës së sigurimit, pas së cilës duhet të vetizolohen, ose të paraqitin PCR testi negativ. Bashkatdhetarët tanë që udhëtojnë për Republikën e Çekisë përmes Rumanisë duhet të kalojnë përmes fqinjit tonë verior për maksimum 12 orë. Në rast të kundërt në Çeki duhet të bëjnë PCR test, ose të vendosen në karantinë.

Në qytetin Dobriç të sëmurë me Covid-19 shërohen prej mjekëve gastroenterolog

Sektorët për shërimin e të sëmurëve me Covid-19 në spitalin multidisiplinar në qytetin Dobriç në Bullgarinë Verilindore, nuk disponojnë asnjë specialist të sëmundjes infektive ose pneumolog. Për këtë sinjalizojnë mjekët gastroenterolog nga spitali, të cilëve u nevojitet të mjekojnë 40 pacientët e akomoduar atje me infeksionin e koronavirusit. Kryeinfermierja nga njëri i reparteve për të sëmurë me koronavirus është në një gjendje të rëndë dhe është e intobuar. Prokuroria e rrethit të qytetit Dobriç ka caktuar një kontroll të veprimtarisë së spitalit në kushtet e pandemisë

Ministrja e Turizmit shqyrtoi me turoperatorët gjermanë masat e lëvizjes së parrezikshme

Marijana Nikollova u takua me përfaqësues të turoperatorëve gjermanë, pasi autoritetet në Gjermani përhapën paralajmërime për Bllagoevrad, Dobriç dhe Varna, si regjione të rrezikshme në Bullgari. U shqyrtuan edhe mundësitë për lëvizjen e sigurt të turistëve deri në hotelet e tyre. Qytetari gjerman i beson informacionit zyrtar dhe derisa shpallet statistikë e tillë negative nuk do të ketë rezultate të mira për sektorin turistik. Sipas të dhënave të Sistemit Unik të Informacionit Turistik që nga 1 qershori deri më 6 gusht të këtij viti turistët gjermanë në Bullgari kanë qenë gjithsej 34 mijë veta.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD