Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afro 2/3 prej bullgarëve janë duhanpirës

Foto: arkiv

Sipas një studim të “Organizatës Kombëtare të Pacientëve” 59% e bullgarëve të moshës nga 19 deri në 64 vjeç janë duhanpirës. Pothuajse të gjithë prej të anketuarve pinë cigare dhe shumë pak prej tyre përdorin produkte duhani pa tym, ose cigare elektronike.

Sipas studimit 44% e duhanpirësve nuk duan të heqin dorë nga ky zakon i dëmshëm, ndërsa 41% kanë dëshirë ta pakësojnë pirjen e duhanit. Vetëm 10% kanë deklaruar se kanë hequr dorë nga zakoni i dëmshëm para një viti për shkak të efekteve mbi shëndet. Një pjesë e vogël e ish-duhanpirësve kanë pushuar të pinë cigare për shkak të shpenzimeve, efektit mbi të tjerët dhe ndalesave në vendet publike.


Më shumë nga rubrika

Program treditor online në Evropën Qendrore me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Bullgarisë – 3 marsit, institutet kulturore bullgare në Berlin, Pragë, Bratislavë, Budapest dhe Romë organizojnë një program treditor festiv online. Banorët atje mund të shohin Dokumentarin..

botuar më 21-02-28 12.08.MD

Më shumë pasaporta bullgare u janë dhënë maqedonasve

1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...

botuar më 21-02-27 10.34.PD

Figurat prej dylli të Leonardo Di Caprios dhe të Pablo Escobarit gëzojnë të mëdhenj e të vegjël në qytetin Varna

Muzeu i figurave prej dylli në kryeqytetin tonë detar u pasurua me dy skulptura të reja të aktorit Leonardo Di Caprio dhe të trafikantit të frikshëm të drogës Pablo Escobar. Kështu koleksioni i muzeut atraktiv tanimë ka 70 figura dhe në këtë mënyrë e la..

botuar më 21-02-27 6.45.PD