Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbledhja e jashtëzakonshme e parlamentit u dështua

Foto: BGNES

U dështua mbledhja e jashtëzakonshme parlamentare thirrur me kërkesë të Partisë Socialiste Bullgare. Në të pritej të dëgjohet kryeministri Bojko Borisov dhe të diskutohet aktualizimi i buxhetit për shkak të masave ekonomike sociale për kapërcimin e pasojave nga kriza me Covid-19. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova arsyetoi kërkesën me argumentin se shteti vonon me masat e domosdoshme për kapërcimin e krizës më lehtë nga ekonomia dhe nga familjet. E majta insistonte të dëgjohet edhe ministri i brendshëm Hristo Terzijski për dhunën mbi gazetarët dhe protestues në kohën e Konferencës Kombëtare të partisë GERB. Në sallë erdhën 78 deputetë dhe kuorumi nga 121 nuk u sigurua. Nga Partia VMRO paraprakisht njoftuan, se nuk do të hyjnë në sallë. Pasi kryetarja e parlamentit Cveta Karajançeva shpalli se nuk mund të zhvillohet mbledhja, e majta thirri “Dorëheqje”. Që parasë të fillojë mbledhja e parlamentit para godinës së Kuvendit Popullor u mblodhën protestues. Ata pritën deputetët me vezë dhe domate dhe me brohoritjet “Dorëheqje”, informojnë reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.


Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

“Po e vazhdojmë ndryshimin”: Nuk ka asnjë temë, mbi të cilën të mos kemi arritur pajtim

“Nuk ka asnjë temë për të cilën të mos kemi rënë dakord. Kështu bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov përgjithësoi para bTV   bisedimet e përfunduara 5-ditore mbi 18 tema me partnerët eventual të koalicionit nga BSP, “Ka..

botuar më 21-11-29 7.07.PD

Festivali i 13 “Parada e Verës së Re” mbahet në Plovdiv

Me një parakalim tradicional të Dionisit në Qytezën e Vjetër të Plovdivit filloi edicioni i 13-të i Festivalit “Parada e Verës së Re”. Mbi 250 verëra të reja të prodhuara në vitin 2021 prezantohen në festival. Më 27 dhe 28 nëntor, 42 bodrume vere,..

botuar më 21-11-27 11.40.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën vranësirat do të jenë më të konsiderueshme. Deri në mesditë do të ketë reshje shiu vetëm vende-vende në rajonet jugperëndimore. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë...

botuar më 21-11-26 8.10.MD