Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbledhja e jashtëzakonshme e parlamentit u dështua

Foto: BGNES

U dështua mbledhja e jashtëzakonshme parlamentare thirrur me kërkesë të Partisë Socialiste Bullgare. Në të pritej të dëgjohet kryeministri Bojko Borisov dhe të diskutohet aktualizimi i buxhetit për shkak të masave ekonomike sociale për kapërcimin e pasojave nga kriza me Covid-19. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova arsyetoi kërkesën me argumentin se shteti vonon me masat e domosdoshme për kapërcimin e krizës më lehtë nga ekonomia dhe nga familjet. E majta insistonte të dëgjohet edhe ministri i brendshëm Hristo Terzijski për dhunën mbi gazetarët dhe protestues në kohën e Konferencës Kombëtare të partisë GERB. Në sallë erdhën 78 deputetë dhe kuorumi nga 121 nuk u sigurua. Nga Partia VMRO paraprakisht njoftuan, se nuk do të hyjnë në sallë. Pasi kryetarja e parlamentit Cveta Karajançeva shpalli se nuk mund të zhvillohet mbledhja, e majta thirri “Dorëheqje”. Që parasë të fillojë mbledhja e parlamentit para godinës së Kuvendit Popullor u mblodhën protestues. Ata pritën deputetët me vezë dhe domate dhe me brohoritjet “Dorëheqje”, informojnë reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.


Më shumë nga rubrika

Është e vogël mundësia që vaksinat aktuale të mos veprojnë kundër variantit Omikron

“Mundësia që vaksinat aktuale Covid të mos veprojnë kundër variantit Omikron është tepër e vogël, ato mund të veprojnë por në mënyrë më të dobët.” Këtë mendim e shprehu për bTV ish-kryetari i Qendrës Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare..

botuar më 21-11-29 11.07.PD

Deputetët mblidhen për seancën e tyre të parë më 3 dhjetor

Presidenti Rumen Radev thërret seancën e parë të Kuvendit të sapozgjedhur Popullor më 3 dhjetor. “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të ketë më së shumti deputetë - 67, e ndjekur nga GERB-SDS me 59, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 34, BSP me..

botuar më 21-11-29 9.51.PD

28 101 janë të vdekurit me Covir-19 të konfirmuar që nga fillimi i epidemisë

Për 24 orët e fundit u zbuluan 728 raste të reja të koronavirusit në 14 218 testet e kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 5.1 për qind e mostrave janë pozitive. 82.8 për qind e të porsa infektuarve nuk kanë..

botuar më 21-11-29 8.57.PD