Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari shihet një nënvleftësim sistematik i institucioneve

Vasill Garnizov
Foto: BGNES

Që prej një muaji kryeministri Bojko Borisov zgjodhi strategjinë të lajmërojë shoqërinë nëpërmjet profilin e vet në rrjetet sociale. Kjo është me qëllim të evitojë kontaktin me protestuesit. Kështu analisti politik Vasill Garnizov komentoi para televizionit bTV dështimin e mbledhjes së jashtëzakonshme parlamentare dhe mosardhjen e kryeministrit Borisov. Sipas analistit në Bullgari shihet një nënvleftësim sistematik i institucioneve. Garnizov shtoi se kryeministri dëshiron të mbetet në pozitën e të fortit. Ai tha se në kushtet e pandemisë kryeministri vet ndan resurse të mëdha shtetërore të mbledhura nga tatimpaguesit bullgarë. “Procedura transparente e ndarjes së këtyre resurseve është me aktualizimin e buxhetit ose të paktën duhet të ketë ndonjë formë të transparencës parlamentare dhe bashkim të partive rreth ndonjë pakoje shpëtimtare”, shpjegoi analisti.


Подкасти от БНР