Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari shihet një nënvleftësim sistematik i institucioneve

Vasill Garnizov
Foto: BGNES

Që prej një muaji kryeministri Bojko Borisov zgjodhi strategjinë të lajmërojë shoqërinë nëpërmjet profilin e vet në rrjetet sociale. Kjo është me qëllim të evitojë kontaktin me protestuesit. Kështu analisti politik Vasill Garnizov komentoi para televizionit bTV dështimin e mbledhjes së jashtëzakonshme parlamentare dhe mosardhjen e kryeministrit Borisov. Sipas analistit në Bullgari shihet një nënvleftësim sistematik i institucioneve. Garnizov shtoi se kryeministri dëshiron të mbetet në pozitën e të fortit. Ai tha se në kushtet e pandemisë kryeministri vet ndan resurse të mëdha shtetërore të mbledhura nga tatimpaguesit bullgarë. “Procedura transparente e ndarjes së këtyre resurseve është me aktualizimin e buxhetit ose të paktën duhet të ketë ndonjë formë të transparencës parlamentare dhe bashkim të partive rreth ndonjë pakoje shpëtimtare”, shpjegoi analisti.


Më shumë nga rubrika

Prania e njerëzve pa përvojë politike në parlament mund të ketë një efekt të dobishëm në sistem

Deputetët e rinj nisin zyrtarisht punën sot, më 3 dhjetor. Mes 240 deputetëve në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor, bien në sy shumë persona të rinj që kanë pak ose aspak përvojë parlamentare. Biografitë e tyre profesionale dëshmojnë për..

botuar më 21-12-03 6.05.PD

A do të ketë Bullgaria qeveri pas zgjedhjeve të radhës këtë vit?

Seanca e parë e përbërjes së re të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor do të mbahet më 3 dhjetor, njoftoi shërbimi për shtyp i Kreut të Shtetit. Ndërkohë përfundoi raundi i parë i bisedimeve për formimin e qeverisë së koalicionit me mandat..

botuar më 21-11-30 7.15.PD
Në Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski” në Kishinau

Nënpresidentja Ilijana Jotova – midis mandatit të vjetër dhe atij të ri

Mungesa e dialogut me dy institucionet e tjera të rëndësishme në vend - Kuvendin Popullor dhe Këshillin e Ministrave, ka penguar zbatimin e shumë ideve të Presidentit dhe Nënpresidentit në lidhje me politikat për bullgarët jashtë vendit. Kjo u bë e..

rinovuar më 21-11-29 12.38.MD
Подкасти от БНР