Katër fotografë nga qyteti Burgas regjistruan nëpërmjet objektivëve të vet bukurinë dhe finesën e artefakteve të vlefshme, të mbledhura në 24 fotografi marramendëse dhe të paraqitura në një ekspozitë të përbashkët nën titullin “Frymëzimi Deltum”.
Mes gjetjeve arkeologjike të fotografuara në mënyrë artistike janë një pasqyrë plumbi nga periudha e shekujve II-III pas lindjes së Krishtit, figura prej bronzi nga po kjo periudhë, unazë dhe një butile prej qelqi nga shekulli i II, një vulë 1500 vjeçare e të tjera. Ekspozita në rrugicën e Qendrës Kulturore “Kazino Detare” realizohet në një partneritet me Bashkinë e qytetit Burgas dhe mund të shikohet deri në fund të muajit gusht.
Ekspozita prezanton disa nga gjetjet më të shënuara nga studimet e bëra arkeologjike në qytetin antik dhe mesjetar Deltum, i vendosur në vendin e fshatit të sotëm Debellt në rrethin e qytetit Burgas. Kjo është kolonia e vetme e qytetarëve të lirë romakë në territorin e Bullgarisë. Jo rastësisht gjatë vitit 2011, Deltum është zgjedhur përmes një votimi kombëtar elektronik për një nga çudirat e Bullgarisë.
Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi..
Dokumentari i ri La Scuola Kabaivanska ("Shkolla e Kabaivanskës") i kushtohet këngëtares së operës me famë botërore Rajna Kabaivanska . Pas premierës në Sofje më 24 maj, tani filmi do të ketë një prezantim dhe në Romë, në të cilin do të jetë e..
Zdravka Evtimova është fituese e çmimit për prozë të Akademisë Ndërkombëtare “Mihaj Eminesku” 2022, njoftaun nga P.E.N. qendra e Bullgarisë. Çmimi i jepet shkrimtares bullgare “për përdorimin krijues të gjuhës në prozën e saj dhe..
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë Bullgaria siguroi strehim për mijëra ukrainas. Por e vërteta është, se përveç tyre në vendin tonë ka dhe shumë..
Vepra të krijuesve të afirmuar nga shekulli i XX do të kënaqin banorët dhe miqtë e qytetit Plovdiv. Ato prezantohen në hapësirën kulturore Galeri..