Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjetjet më emblematike nga Deltumi antik rreth qytetit Burgas gjallërojnë në një ekspozitë fotografike

Foto: burgas.bg

Katër fotografë nga qyteti Burgas regjistruan nëpërmjet objektivëve të vet  bukurinë dhe finesën e artefakteve të vlefshme, të mbledhura në 24 fotografi marramendëse dhe të paraqitura në një ekspozitë të përbashkët nën titullin “Frymëzimi Deltum”.

Mes gjetjeve arkeologjike të fotografuara në mënyrë artistike janë një pasqyrë plumbi nga periudha e shekujve II-III pas lindjes së Krishtit, figura prej bronzi nga po kjo periudhë, unazë dhe një butile prej qelqi nga shekulli i II, një vulë 1500 vjeçare e të tjera. Ekspozita  në rrugicën e Qendrës Kulturore “Kazino Detare” realizohet në një partneritet me Bashkinë e qytetit Burgas dhe mund të shikohet deri në fund të muajit gusht.

Ekspozita prezanton disa nga gjetjet më të shënuara nga studimet e bëra arkeologjike në qytetin antik dhe mesjetar Deltum, i vendosur në vendin e fshatit të sotëm Debellt në rrethin e qytetit Burgas. Kjo është kolonia e vetme  e qytetarëve të lirë romakë në territorin e Bullgarisë. Jo rastësisht gjatë vitit 2011, Deltum është zgjedhur përmes një votimi kombëtar elektronik për një nga çudirat e Bullgarisë. 

Më shumë nga rubrika

Aktorja bullgare Maria Bakallova është zgjedhur për një rol kyç në një super prodhim

Artistja bullgare Maria Bakallova bëhet pjesë  e universit të super heronjve Marvel.  Bullgarja do të marr pjesë në “Mbrojtësit e Galaktikës 3” (“Guardians of the Galaxy”), bashkë me Chris Pratt, Zoe Saldana, Vin Diesel dhe Dave Bautista ...

botuar më 22-06-12 12.45.MD
Monument i Penço Sllavjekov në Brunate

Kujtimi i poetit Penço Slavejkov do të kremtohet në Itali për tre ditë

Komuna e Brunate, rrethi i Lombardisë, do të shënojë 110 vjetorin e vdekjes së Penço Slavejkovit. Poeti i madh bullgar vdiq atje në moshën 46 vjeçare më 10 qershor 1912 në qytetin mbi liqenin Komo. Për nder të shoqërueses së poetit Sllavejkov..

botuar më 22-06-10 6.10.PD
Olga Tokarchuk

Laureatja Nobel në letërsi Olga Tokarchuk është për vizitë në Sofje

Tetë vjet pas vizitës së saj të parë në Bullgari dhe çmimit “Nobel” në letërsi më vonë, shkrimtarja e madhe polake Olga Tokarchuk mbërrin sërish në Sofje. Ajo do të jetë e ftuara e nderit në "Takimet Letrare" të para në vendin tonë - një format i..

botuar më 22-06-09 7.15.PD