Katër fotografë nga qyteti Burgas regjistruan nëpërmjet objektivëve të vet bukurinë dhe finesën e artefakteve të vlefshme, të mbledhura në 24 fotografi marramendëse dhe të paraqitura në një ekspozitë të përbashkët nën titullin “Frymëzimi Deltum”.
Mes gjetjeve arkeologjike të fotografuara në mënyrë artistike janë një pasqyrë plumbi nga periudha e shekujve II-III pas lindjes së Krishtit, figura prej bronzi nga po kjo periudhë, unazë dhe një butile prej qelqi nga shekulli i II, një vulë 1500 vjeçare e të tjera. Ekspozita në rrugicën e Qendrës Kulturore “Kazino Detare” realizohet në një partneritet me Bashkinë e qytetit Burgas dhe mund të shikohet deri në fund të muajit gusht.
Ekspozita prezanton disa nga gjetjet më të shënuara nga studimet e bëra arkeologjike në qytetin antik dhe mesjetar Deltum, i vendosur në vendin e fshatit të sotëm Debellt në rrethin e qytetit Burgas. Kjo është kolonia e vetme e qytetarëve të lirë romakë në territorin e Bullgarisë. Jo rastësisht gjatë vitit 2011, Deltum është zgjedhur përmes një votimi kombëtar elektronik për një nga çudirat e Bullgarisë.
Është sërish 2 qershori, dita kur përulim kokën në nderim të heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Në këtë ditë tingëllojnë sërish sirenat, kujtojmë sërish këngët rebele, vendosim lule para monumenteve të Botevit dhe Levski - dy heronjtë më..
Mbi 15 000 tituj nga më shumë se 130 botues anembanë vendit, të vendosura në 60 tenda, shumë premiera dhe një program i pasur kulturor ditor.Këtë do të propozojë pazari i 15 Pranveror i librit në Sofje , i cili fillon më 30 maj dhe vazhdon deri..
Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në..
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë Bullgaria siguroi strehim për mijëra ukrainas. Por e vërteta është, se përveç tyre në vendin tonë ka dhe shumë..
Vepra të krijuesve të afirmuar nga shekulli i XX do të kënaqin banorët dhe miqtë e qytetit Plovdiv. Ato prezantohen në hapësirën kulturore Galeri..