Katër fotografë nga qyteti Burgas regjistruan nëpërmjet objektivëve të vet bukurinë dhe finesën e artefakteve të vlefshme, të mbledhura në 24 fotografi marramendëse dhe të paraqitura në një ekspozitë të përbashkët nën titullin “Frymëzimi Deltum”.
Mes gjetjeve arkeologjike të fotografuara në mënyrë artistike janë një pasqyrë plumbi nga periudha e shekujve II-III pas lindjes së Krishtit, figura prej bronzi nga po kjo periudhë, unazë dhe një butile prej qelqi nga shekulli i II, një vulë 1500 vjeçare e të tjera. Ekspozita në rrugicën e Qendrës Kulturore “Kazino Detare” realizohet në një partneritet me Bashkinë e qytetit Burgas dhe mund të shikohet deri në fund të muajit gusht.
Ekspozita prezanton disa nga gjetjet më të shënuara nga studimet e bëra arkeologjike në qytetin antik dhe mesjetar Deltum, i vendosur në vendin e fshatit të sotëm Debellt në rrethin e qytetit Burgas. Kjo është kolonia e vetme e qytetarëve të lirë romakë në territorin e Bullgarisë. Jo rastësisht gjatë vitit 2011, Deltum është zgjedhur përmes një votimi kombëtar elektronik për një nga çudirat e Bullgarisë.
Vepra të krijuesve të afirmuar nga shekulli i XX do të kënaqin banorët dhe miqtë e qytetit Plovdiv. Ato prezantohen në hapësirën kulturore Galeri “2019”, e cila u hap në vitin kur qyteti ishte Kryeqytet Evropian i Kulturës. Deri më 28 korrik..
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë Bullgaria siguroi strehim për mijëra ukrainas. Por e vërteta është, se përveç tyre në vendin tonë ka dhe shumë refugjatë nga shtete të tjera të cilët mbeten të padukshëm për shoqërinë tonë, madje edhe ata kanë të..
Nga 30 qershor deri më 2 korrik në pushimoren detare Sveti Vllas prezantohet edicioni i parë i festivalit të filmave “Sveti Vllas Film Fest”. Adhuruesit e zhanrit të kinemasë aksion mund të shijojnë një maratonë filmike treditore me nëntë nga..
Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj..