Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dush i akullt për vendpushimet tona nëpër bregdetin verior të Detit të Zi

Anulime masive nga pushuesit gjermanë po kërcënojnë seriozisht sezonin tashmë problematik

Turistët gjermanë kanë filluar t’i anulojnë në masë rezervimet e veta për stinën verore në bregdetin tonë verior. Lajmi u konfirmua përpara Radio Bullgarisë nga përfaqësuesit e shoqatave turistike vendase. Mjaft serioze është gjendja në vendpushimin “Zllatni Pjasëci”, ku hotelierët  po bëhen gati të përfundojnë dhe të mbyllin stinën. Situata e pakëndshme lindi si rezultat i thirrjeve të Gjermanisë drejtuar qytetarëve të vet t’u shmangen udhëtimeve drejt bregdetit verior bullgar të Detit të Zi për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Në listën e destinacioneve të pasigurta të Institutit “Robert Koh” hyrën vendpushimi “Zllatni Pjasëci” dhe qyteti i afërm Varna. Dhe ato janë të preferuara prej shumë kohe nga turistët gjermanë. “Është më se normale kur ka anulime të fluturimeve çartër nga Gjermania të ketë dhe anulime për hotelet tona!”-komenton Pavlin Kosev - kryetar i shoqatës së hotelierëve dhe të pronarëve të restoranteve në qytetin Varnë. Sipas tij situata deri në një shkallë të madhe dramatizohet. Sepse pavarësisht nga koronakriza, rreth 50% nga hotelet në regjion janë të hapura dhe po presin miq - më tepër nga Bullgaria. Por ka dhe shumë të huaj, përfshi dhe nga Gjermania. Ja sesi Pavlin Kosev e komenton situatën:

“Aktualisht çdo një shtet gjatë kësaj krize të padëgjuar me turizmin, do që të mbështetet tek turizmi i brendshëm, sepse kështu është dhe më lehtë. Shteti gjerman nuk ka interes t’i shtyjë qytetarët e vet të shkojnë në shtetet e tjera, cilat do qoftë që të jenë ato! Ana e dytë e çështjes është se, ne nuk kemi deri në këtë moment dhe shpresoj fal Zotit të mos të kemi deri në fund të stinës asnjë të infektuar turist ose nëpunës në ndonjë nga hotelet tona. Po flasim për bregdetin verior të Detit të Zi. Përveç kësaj, ne kemi rënë dakord me të ashtuquajturin “Korridor të gjelbër”, tek i cili që të gjithë turistët nga aeroporti i qytetit Varna në mënyrë direkt transportohen deri në komplekset, pa hyrë në ndonjë kontakt me mjedisin urban. Dhe një gjë tjetër - autoritetet gjermane nuk e llogarisin faktin se Covid-vatrat në rajon janë nëpër shtëpitë për njerëz të moshuar! Këta njerëz janë të izoluar, të karantinuar dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin në bregdetin tonë verior të Detit të Zi.”


Hotelierët dhe pronarët e restoranteve nëpër det pohojnë se, masat për siguri po respektohen rreptësishtë nga stafi. Por, a i marrin parasysh ato dhe a i respektojnë miqtë është një çështje tjetër. Sipas Pavlin Kosevit nuk duhet të bëhen krahasime me sezonet e mëparshme, sepse situata e tanishme është e jashtëzakonshme dhe e paparashikuar. Pavarësisht nga pandemia dhe thirrjet për të mos udhëtuar, aktualisht në bregdetin tonë verior stina është në aktivitet të plotë. Turistë nga Rumania , Çekia, Polonia, Maqedonia, Spanja , Gjermania e vende të tjera i mbushin hotelet dhe restorantet. Por jo të gjitha!


“Janë të hapura kryesisht hotelet në vijë të parë dhe komplekset e hoteleve të tipit të mbyllur, të cilët propozojnë ekstra të tjera shtesë - pohon Pavlin Kosev. Këto hotele gëzojnë një akomodim jo të keq. Por, prioritetet e miqve tanë nuk përfundojnë vetëm me një dhomë komode hoteli dhe me ushqimin. Këta njerëz kërkojnë përjetime. Ata duan që pushimi i tyre në bregdetin tonë të Detit të Zi të kombinohet dhe me një turizëm kulturor dhe të degustimit të verës, me aktivitete të shumta, duan atraksione dhe shoping.  Ata duan që në kompleks të ketë park ujor, argëtim dhe ne mundohemi t’u propozojmë të gjitha këto!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD