Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtojmë Fjetjen e Hyjlindëses Mëri - një nga festat më të respektuara në botën e krishtere

Foto: BGNES

Çdo vit më 15 gusht Kisha Ortodokse Bullgare shënon festën e madhe të krishtere – Fjetjen e Shën Mërisë. Populli e quan këtë festë – Hyjlindësen e Tërëshenjtë. Kjo është dita e vdekjes së Shën Mërisë. Në të gjitha kishat dhe manastiret kryhet Liturgjia e Shenjtë në lavdërim të Nënës së Zotit. Ajo respektohet si mbrojtëse e amësisë dhe mbrojtëse e të gjithë neve para Zotit për gabimet tona të dashura ose të padashura. Që nga çasti i Fjetjes, Shën Mëria qëndron nga e djathta e birit të vet Izu Krishti dhe me lutjet e saj prej nëne mbron tërë botën e krishtere.

Litiume me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë të Zotit me tre duar (“Troeruçica”) tërheq qindra pelegrin në Ballkanin e Trojanit në mesin e muajit të ngrohtë gusht. Ata kalojnë në ecje nga Manastiri i Trojanit deri te një kishë e vogël në vendin Mogillata ku kjo ikonë e shenjtë u mbajt për herë të parë nga disa murgj shtegtarë. Aty kryhet një shërbim i shenjtërimit të ujit dhe çdo një nga besimtarët ka mundësi të përkulet në shenjë nderi dhe të adhurojë imazhin e Nënës së Zotit. Ikona e njohur çudibërëse e Shën Mërisë me tre duar (“Troeruçica”) është e konsideruar si një përkrahëse e bullgarëve, kurse Fjetja e Hyjlindëses është festa kishtare e Manastirit të Trojanit.

Sipas traditës kremte të mëdha lidhur me festën e Fjetjes së Hyjlindëses Shën Mërisë ka dhe në Manastirin e Baçkovos dhe në Manastirin e Rilës, ku gjenden dy nga ikonat e tjera më të njohura dhe çudibërëse tek ne. Në këtë ditë  kryeqyteti ynë detar Varna shënon festën e vet, kurse në një sërë fshatrash nëpër vend zhvillohen tubime. Priftërinjtë përurojnë kurbane për shëndet dhe mirëqenie. Festë ka edhe Manastirin Dragalevski ku vijnë qindra pelegrinë nga Sofja dhe nga rajoni.

Fjetja e Hyjlindëses, e quajtur akoma Shën Maria e Madhe, është një nga 12 festat më të mëdha gjatë vitit, të cilën kisha jonë e shënon gjithmonë më 15 gusht /28 gusht sipas stilit të vjetër/. Kjo është kremtja më e madhe ortodokse kushtuar Nënës së Zotit. Fjetja është momenti në të cilin shpirti ndahet nga trupi. Tek Shën Mëria kjo është pa vuajtje, si një gjumë i qetë dhe i lumtur, i cili e shpie në botën qiellore të parajsës tek Shpëtimtari Jezu Krisht. Prandaj dhe dita është e përmbushur me solemnitet të madh dhe kremtohet në të gjithë Bullgarinë.

Para më se 2 000 vjetësh Mëria 64-vjeçare jetonte në Jerusalem në shtëpinë e Shën Jonit. Një ditë kur ajo i drejtonte lutje Zotit në malin e Elinoit, te ajo erdhi krye engjëlli Gavraill me një degëze dafine. Kështu ai e lajmëroi vdekjen e afërt. Shën Mëria e pranoi me gëzim lajmin dhe deshi që para vdekjes të takohet me të gjithë Apostujt e Shenjtë. Si një çudie prej Zoti atë ditë të gjithë Apostujt erdhën nga të gjitha anët e botës, që të bëhen dëshmitarë të Fjetjes së Shën Mërisë. Në çastin e fjetjes mbarë dhoma u mbush me erë të mirë dhe u dëgjua kënga e engjëjve: “Gëzohu, o grua e bekuar. Zoti është me ty.” Në vend të trishtimit Apostujt u gëzuan tepër. E varrosën kufomën në Getsimanija, në afërsi të varreve të prindërve të saj dhe të Shën Josifit. Mirëpo ditën e tretë pas vdekjes varri i saj mbeti bosh sepse ajo u ringjall. Kisha e shënon këtë ditë që nga shekujt e parë të krishterimit


Sipas kishës së krishtere vdekja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë përbën kalimin në një dimension tjetër – dimensioni i jetës së përjetshme. Pas Fjetjes, Nëna e Zotit u shndërrua në mbrojtëse të mbarë qytetërimit në çastet e tij më të vështira. Është tepër e ndjeshme prania e saj në jetën e krishterëve. Me tërë forcën e vet hyjnore, kur është e domosdoshme, ajo mbron të gjithë ata, që kanë nevojë dhe i kanë drejtuar lutje.

Në botën e sotme moderne, përkulja në shenjë nderi përpara Nënës së Zotit nuk pushon. Jo rastësisht më të shumta janë ikonat çudibërëse me pamjen e saj për të cilat mendohet se shërojnë edhe njerëzit me sëmundje të rënda për shërimin e të cilëve nuk ka shpresë . Pamja dhe imazhi i saj përmbush me shpresë besimtarët se lutjet e tyre të sinqerta janë të dëgjuara dhe Nëna e Zotit do t’i ndihmojë.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD