Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 161

Foto: Rumen Sarandev

Ministri i shëndetësisë tha se masat e lidhura me koronavirusin merren në bazë të të dhënave të njohura gjerësisht

Ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angellov caktoi si “gënjeshtër e rreme” informacionet në internet se mund të imponohet që të rikthehen masat e rënda kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit. “Nuk kemi ndërmend të mbyllim qytete dhe të vendosim pika kontrolluese në hyrjet dhe daljet e tyre” tha ministri dhe shtoi se vendimet merren mbi të dhëna që janë në dispozicion të të gjithëve. Ai shtoi se aktualisht ka problem në spitalin e qytetit Dobriç ku mungojnë mjekë të sëmundjeve të infeksionit. Ai ripohoi se gjithë personeli mjekësor nga vija e parë deri në fund të vitit do të marr nga 1 000 leva suplementarisht. “Shteti disponon resurse dhe në se do të ketë nevojë  diku nga mjete personale mbrojtëse ose aparaturë, ato do të sigurohen menjëherë”, shtoi ministri.

174 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të fundit testet pozitive përbëjnë 2.9 për qind nga 5934 njerëz të analizuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 8 veta, u shëruan 213, në spital u pranuan 811. Në repartet intensive ka 58 të sëmurë me koronavirus. Rastet aktive janë 4637. Deri tashti 14243 veta u infektuan me Covid-19.

PCR teste vazhdojnë të kërkohen në pikat kufitare

Nga 17 gusht kërkesa e autoriteteve greke për PCR test paraprak nuk do të jetë në fuqi për shoferët e kamionëve që kalojnë përmes pikës kufitare Kullata - Promahon. Megjithëkëtë në pikat kufitare Makaza – Nimfea dhe Kapitan Petko Vojvoda – Ormeni të gjithë duhet të prezantojnë rezultate nga PCR teste të realizuara deri në 72 orë para hyrjes në Greqi.

Serbia vendos test i detyrueshëm PCR për të gjithë që hyjnë në territorin e saj

Shtetasit e Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë që hyjnë në Serbi duhet të kenë PCR test negativ bërë jo më vonë se sa 48 orë. Vendimi hyn në fuqi nga 15 gusht dhe nuk sillet për shtetasit serbë që vijnë nga ato vende.Nga 15 gusht hiqen kufizimet për shtetasit e Malit të Zi për hyrje në Serbi.

Bosilegradi mbetet në izolim për shkak të testit PCR kërkuar nga Bullgaria

“Bosilegradi mbetet gjithnjë më i izoluar për shkak të testit PCR që kërkohet për hyrje në Bullgari”, tha Ivan Nikollov, drejtor i Qendrës Kulturor Informative të Bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Ai tha se rezultatet e testit priten dy javë dhe kjo vështirëson banorët e Bosilegradit të cilët punojnë në qytetin Kjustendill dhe duhet të udhëtojnë çdo ditë. “Nuk e di se cilat janë arsyetimet mjekësore të palës bullgare – serbët nuk bëjnë problem. Ne që kemi shtetësi bullgare nuk ka sesi të bëjmë testin PCR këtu”, shtoi Nikollovi.

Nuk do të kremtojmë përvjetorin e 143 të Epopesë së Shipkës

Festimi kombëtar i përvjetorit të 143 të përleshjeve te maja Shipka (1877) të cilat ishin vendimtare për rrugëdaljen e Luftës Ruso-Turke (1877-1878) anulohet për shkak të gjendjes epidemike. Vendimi u miratua me rekomandim të shtabit të krizës për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në krahinën e qytetit Gabrovo. Kjo veprimtari sipas traditës mbahet nga 21 deri në 26 gusht. Organizatorët shprehën shpresë se çdo bullgar do të gjejë ndonjë mënyrë të denjë për të nderuar heronjtë që mbrojtën majën historike.

Priten turistët e parë izraelitë

Nga 16 gusht hiqet karantina për shtetasit izraelit që banojnë në Bullgari dhe kthehen në Izrael. Pritet që më 20 gusht të mbërrijnë turistët e parë të organizuar izraelit në aeroportin Burgas, pasi detyrimisht do të bëjnë PCR test. Konsulli nderi i Izraelit në bullgari Orlin Mandov tha se po zhvillohen bisedime me turoperatorë për ardhjen e turistëve izraelitë në aeroportin e Burgasit.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD

ITN ktheu mandatin e tretë të paplotësuar për të formuar një qeveri menjëherë pas dorëzimit të tij

“Ka një popull të tillë” (ITN) falënderoi Presidentin Rumen Radev për besimin dhe ia ktheu mandatin e tretë për të formuar qeverinë. Dosja është kthyer bosh nga nënkryetari i grupit parlamentar të ITN-së Ivajllo Vëllçev me fjalët “Na vjen mirë që kësaj..

botuar më 24-03-28 12.10.MD