Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).
Do të blejmë vaksina ruse dhe kineze nëse Evropa i miraton ato Versioni optimist parashikon 1.5-2 milion të imunizuar kundër Covid-19 deri në fund të gushtit, tha para BNR Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve..
Kundërshtarët e kabinetit “Borisov” u mblodhën para Këshillit të Ministrave për të shënuar ditën 200 të protestave. Demonstrata u organizua nga nisma “Sistemi na vret” të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Njerëz të rinj po vijnë..
“Frika e njerëzve se vaksinat e koronavirusit do të ndryshojnë informacionin e tyre gjenetik janë të pabazuara”, tha alergologu Prof. Georgi Hristov për Nova TV. Ai shpjegoi se një molekulë e ARN-së artificiale futet në trup përmes një shiringe, e..
Fillon sprovimi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe..
Krijimi i vaksinës bullgare kundër Covid-19 është në një fazë shumë të avancuar dhe testimi i saj mbi kafshë do të fillojë deri në një javë, tha Doc...
Njerëzit që mbijetuan koronavirusin nuk janë të mbrojtur nga infeksioni me variantet e tij të reja, tha për Nova TV Doc. Kirill Karamfillov, shef..