Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia “Gallëp”: Në parlamentin e ardhshëm “të vegjlit bëhen të mëdhenj “

Kuvendi Popullor
Foto: arkiv

Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit  përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare  është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).


Më shumë nga rubrika

Një fushatë do t’u sqarojë fëmijëve sesi ndikon shpyllëzimi mbi ndryshimin e klimës

Fushata e parë për nga lloji i vet arsimore “Pylli dhe ndryshimet klimatike” me pjesëmarrjen e ekspertëve në pedagogjinë pyjore do të zhvillohet në territorin e Ndërmarrjes së Pyjeve Shtetërore Jugperëndimore. Ekspertët e pyjeve i njohin fëmijët me..

botuar më 21-04-18 8.15.PD

Sofja do të ketë një park të dytë arkeologjik deri në fund të verës

Terreni, në afërsi me qendrën e qytetit ( një pjesë nga rajoni “Llozenec”) ishte shpëtuar nga synimet investuese për ndërtim pas vitit 2001, kur studimet arkeologjike u rivendosën nga arkeologët Konstantin Shallganov dhe Mario Ivanov nga Muzeu..

botuar më 21-04-18 7.10.PD
Kisha “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin

Po restaurojnë kisha me një vlerë të madhe kulturore dhe historike

Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë  jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të..

botuar më 21-04-17 8.10.PD