Protestat, dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet përpara afatit përkrahen, pavarësisht se akoma nuk shikohet alternativa e qartë dhe liderët e rinj. 62% nga bullgarët i përkrahin protestat, “kundra” janë 23,7%. “Për” dorëheqje të qeverisë janë 58,9%, kurse 26,5% janë në mendim të kundërt. 50% shpallen për zgjedhje përpara afatit, 34,1% janë “kundra”. Këtë e tregon anketimi kombëtar, i zhvilluar në fillim të muajit gusht nga Agjencia Sociologjike “Gallëp”. Nga situata e krijuar në vendin tonë humbasin që të gjitha formacionet bazë, me përjashtim mbase të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në llogari të konkurrentëve të vet më të vegjël. Në këtë situatë “të vegjlit bëhen të mëdhenj” konkludojnë sociologët. Lider për një përkrahje potenciale ndaj momentit mbetet partia GERB - me14,5% prej votave (në sfondin e 22,1% gjatë muajit qershor). Partia Socialiste Bullgare është me 13,9% (17,9% gjatë muajit qershor). Partia e re e shoumenit Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” shënon një rritje deri më 7,9% ( 5,3% gjatë muajit qershor). Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë ruan diapazonin e vet tradicional prej afro 7%. “Bullgaria Demokratike” merr përkrahje prej 5,7% (2,4% gjatë muajit qershor). Formacioni i ri i Maja Manollovës “Ngrehu në këmbë BG” ka besimin e 2,4% nga zgjedhësit (1,8 gjatë muajit qershor). Përkrahja për “Patriotët e Bashkuar” ngushtohet në 2,3%(2,9% gjatë muajit qershor).
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani tha se nëse një gjë e tillë ka rëndësi për bullgarët, ai nuk ka problem që në Kushtetutën e Maqedonisë..
Nis nga puna regjistri elektronik për vaksinimin kundër Covid-19 Regjistri i vetëm për ata që dëshirojnë të vaksinohen do të jetë i hapur më 4..
Numri i të shtruarve në spital po rritet 1154 janë rastet e reja të Covid-19, sipas Portalit Kombëtar të Informacionit. Me 6182 teste të..