Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla në Bosilegrad po përgatit vitin e ri shkollor me ndihmë nga Bullgaria

Mundësia për të mësuar në universitetet bullgare i shtyn fëmijët të mësojnë gjuhën bullgare në shkollë, tregon drejtori i gjimnazit në Bosilegrad

Foto: gimnazija.bosilegrad.rs

Përgjithësisht 186 nxënës do të frekuentojnë Gjimnazin në Bosilegrad /në Republikën e Serbisë/ gjatë vitit të ri shkollor. Kjo është shkolla e vetme e mesme në këtë qytet ku jetojnë bullgarë etnikë. Përpara 6-7 vjetëve në shkollë u hap një klasë e specializuar për mësim të zgjeruar të gjuhës bullgare. Gjatë çdo një viti të ri shkollor, në të regjistrohen rreth 10-12 nxënës, të cilët shkojnë në klasën e 9. Për këtë vit shkollor numri i tyre është 11, por tendenca është që pas një viti klasa të pakësohet për shkak të krizës demografike, e cila prek dhe rajonin e Bosilegradit - tha drejtori i gjimnazit Vlladimir Grigorov. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai sqaroi se, aktualisht në godinën e shkollës po rrjedh një remont i madh, i cili duhet të përfundojë deri më 1 javë. Në këtë mënyrë shkolla do të jetë gati për fillimin e vitit shkollor, i cili në Serbinë fqinje fillon më 1 shtator. “Në këtë moment ne po realizojmë një projekt me  Republikën e Bullgarisë për ndërrimin e dritareve, ai quhet “Gjimnazi Evropian “ dhe është me vlerë 53 mijë euro”- saktësoi drejtori Vlladimir Grigorov:


Dritaret dhe dyert e klasave do të ndërrohen krejtësisht. Shpresoj që deri më 1 shtator çdo gjë të jetë spastruar, e dezinfektuar dhe të jetë gati për kushtet , në të cilat do të punojmë, të jemi të përgatitur. Kemi një ndihmë nga Bullgaria. I jemi shumë mirënjohës dhe i falënderojmë Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, i cili vitin e kaluar na siguroi hyrje në platformën ”Unë mësoj”. Shpresojmë dhe sivjet të mund ta përdorim. Një pjesë nga arsimimi përsëri do të bëhet në distancë. Fëmijët do t’i marrin mësimet e veta nga shtëpia. Kjo platformë na ndihmoi shumë vitin e kaluar. Kemi pajisjen e domosdoshme për punë në distancë, të cilën e fituam gjatë viteve të fundit - laptop, internet. Pedagogët, përveç në platformat e veta, korrespondonin me nxënësit përmes kanaleve të ndryshme për komunikim. Disi e kaluam periudhën nga marsi deri në qershor. Tani, që nga 1 shtatori, do të duhet të fillojmë një punë të kombinuar. Të tilla janë kushtet - do të duhet t’i ndajmë fëmijët në dy grupe. Një grup do të vijë një javë në shkollë, kurse grupi tjetër - gjatë javës tjetër. Kur nuk janë në shkollë, nxënësit do të jenë online në internet, për mësim në distancë nga shtëpia. Në këtë mënyrë në shkollë do të jenë vetëm gjysma e fëmijëve dhe ata do të jenë 15-16 nxënës në dhomë”.  

Në shkollën e Bosilegradit mësimi është krejtësisht në gjuhën bullgare, por në klasat e specializuara bullgare, gjuhës së nënës i janë kushtuar nga 4 orë në javë, derisa në të ashtuquajturat klasa serbe, e njëjta kohë  është ndarë për mësimin e gjuhës serbe. Sivjet në klasën e 9 në gjimnaz janë regjistruar përgjithësisht 47 nxënës - 36 me mësim në gjuhën serbe kurse 11 të tjerët në klasën e mësimit të gjuhës bullgare. “Mbi 90% nga nxënësit të cilët kanë mbaruar Gjimnazin në Bosilegrad sivjet janë regjistruar në shkolla të ndryshme të larta në Bullgari, dhe mbase ky është interesi më i madh i cili i detyron fëmijët të mësojnë gjuhën bullgare në shkollë” - thotë Vlladimir Grigorov:

“Dëshira më e madhe vjen nga fakti se, shumica, pas përfundimit të gjimnazit, regjistrohen në universitetet në Bullgari. Por, jo që të gjithë fëmijët janë të interesuar. Më shpesh kemi nga 10-15 fëmijë  për një klasë dhe të tjerët mësojnë serbisht, por dhe ata pas kësaj vazhdojnë të mësojnë në Bullgari”.

Drejtori i Gjimnazit në Bosilegrad shpreson për ndihmën tjetër shtesë mbi projektet e përbashkëta me Bullgarinë, meqenëse zgjidhja e problemeve të tjera lidhur me bazën materiale nuk durojnë shtyrje. Sistemi i kanalizimit është i vjetërsuar, kudo ka lagështi dhe ka një nevojë të ngutshme për ndërrim. Kati përdhes i shkollës është i ndërtuar përpara afro 80 vjetëve, kurse kati i dytë dhe i tretë janë të mbindërtuar gjatë vitit 2001, por që atëherë deri më sot remonte nuk janë bërë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: gimnazija.bosilegrad.rs dhe Kirill Fallin, BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD