Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon regjistrimi i ekonomive bujqësore

Foto: agri.bg

Që nga 1 shtatori fillon regjistrimi i ekonomive bujqësore në Bullgari. Sipas udhëzimeve të BE-së kjo procedurë bëhet një herë në 10 vjet. Më se 300 mijë ishin ekonomitë bujqësore në vitin 2010, ndërsa tani në listat e regjistrimit u përfshin afro 200 mijë. Shkaku për këtë janë shpopullimi i vendbanimeve, optimizimi dhe zmadhimi i ekonomive. Këtë e tha në një intervistë për BNR Nikollaj Marinov drejtor i Drejtorisë “Bujqësi dhe Politika Regjionale” në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimeve. Regjistrimi do të përfshijë kafshët, toka e shfrytëzuar bujqësore, teknika bujqësore, krahu i punës, godinat për kafshët. Do të mblidhet informacion për menaxhimin e plehut të kafshëve. Do të evidentohet në të cilat masa e Programit Evropian për Zhvillimin e Rajoneve Rurale u përfshin bujqit.


Më shumë nga rubrika

Sotir Cacarov

Sotir Cacarov e ka depozituar dorëheqjen

Kryetari i Komisionit kundër Korrupsionit, Sotir Cacarov, ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetim të veprimeve të tij. Për këtë ai iu drejtua Kryeprokurorit Ivan Geshev. Shkaku janë fjalët e Kryeministrit Kirill Petkov se pas vendimit..

rinovuar më 22-01-17 4.30.MD

Një urdhër i Ministrit të Shëndetësisë zemëroi hotelierët

Vendpushimet tona dimërore paralajmërojnë për pasoja të rënda nga urdhri i fundit të Ministres së Shëndetësisë Asena Serbezova nga e premtja, 14 janar. Sipas urdhrit, qytetarët e vendeve në zonën e kuqe nuk mund të hyjnë në Bullgari. Përjashtim..

botuar më 22-01-17 3.47.MD

Mjekët në Burgas rivendosën dëgjimin e një gruaje që kaloi 40 vjet në shurdhim të plotë

Mjekët në Burgas rivendosën dëgjimin e një gruaje pas një implantimi të suksesshëm koklear në Spital Multidisiplinar Universitar për Trajtim Aktiv. Implanti koklear është një pajisje elektronike që ndihmon të dëgjuarit e dëmtuar. Pacientja..

botuar më 22-01-17 3.23.MD
Подкасти от БНР