Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon regjistrimi i ekonomive bujqësore

Foto: agri.bg

Që nga 1 shtatori fillon regjistrimi i ekonomive bujqësore në Bullgari. Sipas udhëzimeve të BE-së kjo procedurë bëhet një herë në 10 vjet. Më se 300 mijë ishin ekonomitë bujqësore në vitin 2010, ndërsa tani në listat e regjistrimit u përfshin afro 200 mijë. Shkaku për këtë janë shpopullimi i vendbanimeve, optimizimi dhe zmadhimi i ekonomive. Këtë e tha në një intervistë për BNR Nikollaj Marinov drejtor i Drejtorisë “Bujqësi dhe Politika Regjionale” në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimeve. Regjistrimi do të përfshijë kafshët, toka e shfrytëzuar bujqësore, teknika bujqësore, krahu i punës, godinat për kafshët. Do të mblidhet informacion për menaxhimin e plehut të kafshëve. Do të evidentohet në të cilat masa e Programit Evropian për Zhvillimin e Rajoneve Rurale u përfshin bujqit.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri e përshëndeti fjalimin e Rumen Radevit në Kuvendin Popullor

“Mafia nuk duhet të ketë kontroll mbi shtetin, inovacionet duhet të jenë në fokus, ne duhet të kemi një pozitë udhëheqëse në arenën ndërkombëtare, duhet të jemi një partner i parashikueshëm - të gjithë duhet të biem dakord për gjërat që tha presidenti.”..

botuar më 22-01-19 12.25.MD
Rumen Radev dhe Ilijana Jotova

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor për mandatin e dytë si President dhe Nënpresident

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “..

botuar më 22-01-19 11.11.PD

10 herë më shumë teste pozitive për Covid në shkollat

Në muajin e fundit, numri i testeve pozitive për koronavirus në shkollat është i rritur gati dhjetëfish, tha Ministri i Arsimit Nikollaj Denkov për Nova TV. Aktualisht, 3.6 për qind e mësuesve janë në karantinë, ndërsa përqindja e nxënësve është 2.6...

botuar më 22-01-19 10.38.PD
Подкасти от БНР