Bashkitë e vogla në Bullgari kanë vështirësi serioze në kushtet e pandemisë. Buxhetet e tyre u tretën përgjysmë, papunësia u rrit për shkak të falimentimeve në masë të biznesit vendas.
Kresna është një prej tyre. Jetesa kryesore e njerëzve nga qyteti jugperëndimor bullgar është e lidhur me trafikun turistik dhe transportues. Mbi 100 janë dyqanet e vogla dhe lokalet nëpër rrugën ndërkombëtare për në Greqi, e cila kalon përmes qytetit dhe dy fshatrave të tjera nga bashkia.
Pothuajse të gjithë mbyllën në kulmin e pandemisë - në mënyrë të detyrueshme, nga frika dhe për shkak të mungesës së klientëve. Ata, të cilët u kthyen në një regjim pune, janë shumë pak dhe ndeshen me vështirësi serioze, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva.
Në restorantin e vogël të Ivanit, i cili gjendet në shesh, ka njerëz, por vetëm jashtë. Brenda është bosh. Ai nuk do madje të mendohet për periudhën e dimrit, e cila për të është e barabartë me falimentimin:
“Dy muaj nuk punuam, kjo ndikoi mbi të gjitha. Llogaritë nuk dalin, tërhiqen kredi. Jemi në buzë. Me shtetin nuk mund të luftojmë, ai i përcakton rregullat. Tani është sezoni - pjesa më e madhe e tavolinave janë jashtë, por në muajin shtator kur të fillojnë shirat....Më tepër na shqetëson fakti se mos të na mbyllin përsëri. Ka një frikë reale që kjo të ndodhë - ja, në Greqi po e shtrëngojnë përsëri gjendjen, biznesi i tyre është i shtypur krejtësisht dhe pritet që dhe në Bullgari kjo të ndodhë gjatë muajit shtator” - tregon pronari i restorantit, kurse rrugëdalja në sytë e tij është: “Që të gjithë duhet të ikim nga Bullgaria, këtu të lëmë vetëm qeverinë”.
Në disa kilometra nga Kresna, përsëri në rrugën ndërkombëtare përgjatë lumit Struma, gjendet një kompleks i madh hotelesh në restorantin e të cilit vështirë gjendej vend. Tani është bosh. Si duket kriza përmes vështrimit të personelit? Tanja është e vetmja e cila ka guximin të flasë:
“Bosh është. Supozoj se kjo vjen nga çmimet më të larta. Masa 60/40 nuk është dhe kaq e keqe, sa komentohej nëpër mediat, sepse është një mundësi të mbijetosh derisa të fillosh punë. Po vë re se, masat nuk respektohen. Pagimi i ulët, qëndrimi i padrejtë janë shkaku për pakënaqësinë tonë, jo kaq frika nga infektimi”.
Bashkitë e vogla si Kresna mbase nuk do të mund të rezistojnë gjatë dimrit, kur priten tronditjet më serioze dhe vala e dytë e koronavirusit. “Ndihma e shtetit ndaj momentit është tepër e vogël, pohon zëvendës-kryetari i bashkisë Petër Petrov:
“Gjërat në Kresna janë të mjerueshme, sepse është një bashki e vogël. Mundësitë për jetesën dhe ushqimin e njerëzve janë të pakta. Familjet ushqehen kryesisht nga dyqanet e vogla, kafenetë. Shpallja e pandemisë goditi rëndë mbi këtë biznes - nuk punuan më shumë se 3 muaj. Në Zyrën e punësimit u regjistruan punonjësit në biznesin e qepjes. Papunësia u rrit kryesisht prej tyre. Sikurse, bashkia u kthye në një punëdhënës të madh. Pyesin vazhdimisht për mundësi për punë mbi programet e ndryshme. Por, e parë realisht, qëkurse është shpallur pandemia, programe të hapura për punësim nuk ka, përveç programit Regjional për zënie, mbi të cilin qenë miratuar 10 vende për katër muaj. Në fillim, ai e zgjidh problemin, por pas kësaj periudhe të marrët në punë në kuadrin e programit nuk kanë të drejtën të shkojnë në bursën e punës.
Buxheti i bashkisë është shumë i vogël - afro 4 milionë leva (2 milionë euro), dhe mezi arrin të mbulojë detyrimet e vjetra - sqaron akoma zëvendës-kryetari i bashkisë. Ai është i shqetësuar nga ardhja e vjeshtës, me qenë se pritet një shtim i numrit të të sëmurëve si nga infeksioni i koronavirusit, kështu dhe të sëmundjeve tradicionale të frymëmarrjes, kurse kjo mund të çojë deri në kthimin e masave të rrepta kufizuese.“Ne, siç duket do të pengohemi seriozisht dhe në qoftë se shteti nuk na ndihmon në ndonjë farë mënyre, nuk do të mundim t’i ndihmojmë njerëzit në këtë gjendje të rëndë e të mjerë”,shqetësohet zëvendës kryetari i Kresnës Petër Petrov.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESÇdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..
Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..
Një konsensus parimor se si të ndihmohet Ukraina për të blerë armë dhe municione - kjo është ajo që liderët evropianë arritën në Këshillin e fundit Evropian. Ose paratë të vijnë nga të ardhurat e grumbulluara nga asetet ruse të “ngrira” për..
Instituti bullgar INSAIT bëri një përparim historik me 16 artikuj në konferencën CVPR - forumi më i cituar për inteligjencën artificiale dhe vizionin..
Këshilli i Ministrave miratoi dhe ndau fonde deri në 2 100 000 leva në kuadër të Programit për të mbështetur organizatat e komuniteteve bullgare në..
Për 2/3 e bullgarëve, problemet më të rëndësishme janë "papunësia" - 39 për qind dhe kostoja e jetesës - 26 për qind, sipas një sondazhi përfaqësues të..