Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një atraksion i gjatë ajror pret miqtë e Çepellares gjatë kësaj vere

Foto: zipline.4epelare.com

Një atraksion i ri interesant i tërheq turistët në rajonin e qytetit Çepellare - një nga vendet më të bukura në Rodopet. Çdo një kërkues i emocioneve të bukura mund të fluturojë me rreth 100 kilometra në orë mbi peizazhe nga të cilat të pushon zemra. Trolejbusi alpin, i montuar buzë qytetit emblematik rodopës, ndërpret lumin Çepellarska. Pajisja  është në një kombinacion me një rrotë ajrore (sky bike). 


Aventuristët kalojnë përgjithësisht 600 metra në ajër, duke shijuar pamjen unikale prej një vështrimi të zogut. Për këtë qëllim ata kanë ekipe të posaçme, kurse organizatorët garantojnë  se aplikojnë të gjitha masat e sigurisë. Ky është atraksioni më i gjatë ajror në Bullgari. Që të mund ta provojnë në Çepellare mbërrijnë turistë  nga vendi dhe nga jashtë. Pasi e rrisin adrenalinën, ata shëtisin në rrethinat e qytetit, i cili është i njohur kryesisht si një qendër e skive me mundësi të shkëlqyera për sporte dimërore.

Kalime me kuaj, mbledhje të bimëve, emocione ofroud dhe emocione të tjera u propozojnë sipërmarrësit vendas mysafirëve të vet gjatë kësaj vere.

Më shumë nga rubrika

Shihni sa do t’ju kushtojë një çadër dhe një shezlong këtë verë

Në kulmin e verës ia kthejmë shikimin drejt Detit të Zi bullgar me vijën e tij të gjatë të plazheve të bukura me rërë, të cilat ofrojnë kushte të mrekullueshme për banja diellore dhe detare. Sa do t’ju kushtojë në ditë të merrni me qira çadër dhe..

botuar më 21-07-08 8.05.PD

Udhëtimi juaj buxhetor nga Sofja deri në bregun jugor të Detit të Zi

Fluturimet e lira, akomodimi buxhetor dhe çmimet e ulëta të ushqimit dhe transportit e bëjnë bregdetin bullgar të Detit të Zi një nga destinacionet detare më të përballueshme në BE. Prandaj, përveç grupeve të organizuara, vendi ynë mirëpret shumë..

botuar më 21-07-06 7.15.PD

5 vende kulti për “turizmin dark” në Bullgari

A mund që turizmi të jetë i zymtë, të na ngjallë kujtime dhe emocione të dhimbshme? Përgjigjen do ta gjeni në interesin e madh ndaj uzinave të vjetra të braktisura, godinave administrative, spitaleve, kishave, madje dhe ndaj fshatrave fantazmë të..

botuar më 21-07-04 11.35.PD