Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ndiq rrjedhën e lumit 2020” - aventurë mbi dy rrota

Foto: dunavultra.com

Mbi 100 çiklistë dhe ekipet mbështetëse nga Bullgaria dhe Rumania u mblodhën në qytetin Vidin në pritje të sinjalit për fillim të itinerarit më të gjatë çiklistik turistik në Bullgari. Fillimi i udhëtimit të tyre nëpër trasenë 732 kilometrashe në Danub Ultra është më 1 shtator.  


Çiklistët do të kalojnë rreth më shumë se 100 vendbanime dhe qyteza në vendin tonë, ku pritet që rrethi çiklistik të jetë emocionues si për pjesëmarrësit, kështu dhe për banuesit vendas.


 Mes vendeve të posaçme përgjatë bregut bullgar të lumit Danub, të cilat do t’i vizitojnë çiklistët janë kureshtjet e shumta kulturore-historike si kalaja “Baba Vida”, qyteti antik Ullpija Eskus në fshatin Gigen, çezma “Elija” në qytetin Nikopoll - gryka e së cilës del fjalë për fjalë prej një sarkofagu autentik romak (i cili daton që prej 160-180 vjet përpara epokës sonë) me një mbishkrim të gdhendur latin mbi të. Maratonistët-çiklistë do të kalojnë dhe përmes rrënojave të kështjellës së lashtë ushtarake romake “Dimum” në qytetin Belene, përmes kampit legjionar romak “Nove” në qytetin Svishtov, shatërvanit “Djali me hidrën” në qytetin Ruse, rezervatit arkitekturor “Mëhalla e Peshkatarëve” në qytetin Tutrakan  dhe kompleksi arkeologjik “Durostorum-Drëstër” në qytetin Silistra. Pika përfundimtare e rrethit çiklistik është fshati Durankullak, në bregun e Detit të Zi. Çdo njëpjesëmarrës vet zgjedh kategorinë në të cilën të regjistrohet: individualisht, në ekip prej 2 ose 4 çiklistëve të tjerë. Rregullorja parashikon që lëvizja përgjatë itinerarit të bëhet sipas një plani individual dhe për një periudhë të lirë të kohës së zgjedhur-deri më 48 orë, deri më 3 ditë, deri më 5 ditë dhe më shumë se 7 ditë. 


Veterani 72 vjeçar Petër Dimitrov nga qyteti Varna për shembull, do të kalojë çdo ditë nga mbi 100 kilometra, që të mund të përfshihet në grafikun prej 7 ditësh.

Ky është edicioni i shtatë i “Danub Ulltra: Ndiq rrjedhën e lumit 2020” Një ngjarje shoqëruese është prezantimi i botimit të ri turistik “Hartë - udhërrëfyese Danub Ulltra 2020”. Libri është frymëzuar nga veprimtaria e studiuesit të Bullgarisë Danubiane Felix Kanitz. Në “Udhërrëfyesin” është vendosur një informacion i dobishëm turistik për regjionin nëpër rrjedhën e lumit Danub përmes Dobruxhës deri në Detin e Zi, kurse grafika interesante kalojnë drejt veprimtarisë së Kanitz në vendin tonë gjatë shekullit të 19.

Ambiciet e ekipit tonë, i cili qëndron pas organizatës të rrethit të biçikletistëve  është që deri më 3 vjetëve “Danub Ultra” të kthehet në një nga itineraret më të njohura të turizmit çiklistik në  Ballkan.

Përpiloi: Elena Kerkallanova

Fotos: dunavultra.com, BTA

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..

botuar më 24-04-08 5.41.MD
Nurgyll Salimova

Salimova regjistroi fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..

botuar më 24-04-08 9.38.PD

Hapet zyrtarisht sezoni i ri i motoçikletistëve

Sezoni i motoçikletistëve 2024 do të hapet zyrtarisht sot, 6 prill, në orën 10:00 në sheshin “Princi Aleksandër I Batenberg” në qendër të Sofjes. Nga aty kortezhi i motoçiklistëve do të shkojë në rezidencën “Bojana” rrëzë malit të Vitoshës, ku do të..

botuar më 24-04-06 4.50.PD