Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria feston 135 vjet nga Bashkimi i saj

Foto: BGNES- arkiv

Më 6 shtator vendi ynë shënon 135 vjet nga Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore – një krahinë autonome në kuadrin e Perandorisë Osmane. Në fakt parahistoria e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për bullgarët filloi që në 1878 – viti kur trojet bullgare u çliruan pas një lufte të rëndë mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Sipas marrëveshjes paqësore të nënshkruar më 3 mars në Bullgarinë e lirë hyjnë trojet e Eksarkisë bullgare, tashmë e njohur nga Porta e Lartë si e pavarur dhe e populluar kryesisht me bullgarë.

Mirëpo, gëzimi i bullgarëve ishte i shkurtër, sepse kjo marrëveshje ishte vetëm formale. Perandoria Ruse tashmë kishte rënë dakord që fati i Bullgarisë së sapoçliruar të zgjidhet me pjesëmarrjen e Fuqive të tjera të Mëdha në Evropë. Kjo ndodhi në korrik të vitit 1878 në Kongresin e Berlinit, në të cilin nuk kishte asnjë bullgar. Trojet bullgare u ndanë në disa pjesë. Bullgaria Veriore dhe Rrethi i Sofjes hynë në Principatën e Bullgarisë. Rumelia Lindore me qendër Plovdivin u bë krahinë autonome në Perandorinë Osmane. Maqedonia, Trakia e Edrenesë dhe Rodopet iu kthyen Sulltanit.

Megjithatë bullgarët nuk humbën kurajë dhe filluan luftë, e cila në Rumelinë Lindore zhvillohej në një mënyrë shumë paqësore (mitingje në masë dhe thirrje ndaj shteteve evropiane). Këto veprime dhanë rezultat: Gjeneral-guvernatori i Rumelisë Lindore i emërtuar nga Sulltani të jetë bullgar dhe në territor të mos lejohen ushtri osmane. Krahina autonome dispononte dhe një korpus për mbrojtje, polici dhe xhandarmeri nën komandën e oficerëve bullgarë. Këto ishin premisa të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve në dobi të Bashkimit.

Më shumë hollësi për këtë moment historik për kombin bullgar mund të lexoni në publikimin tonë. 

Më shumë nga rubrika

Kreshma e Madhe përgatit besimtarët për festën më të ndritshme – Ringjalljen

Sot fillon Kreshma e Madhe e cila është më e gjatë në vit. Qëllimi i saj është të përgatisë besimtarët për Ringjalljen e Krishtit – festën më të madhe për të krishterët ortodoksë, të cilën këtë vit ortodoksia e shënon më 24 prill. Kreshmët..

botuar më 22-03-07 4.24.MD
Rajna Knjaginja. Piktori: Vasill Goranov

Heroizmi i grave bullgare gjatë luftërave për liri

Heroizmi dhe përkushtimi i tyre kanë mbetur në hijen e bëmave të burrave, larg vëmendjes së historianëve dhe kronistëve.  Por, gratë bullgare kanë qenë të barabarta me burrat, kur është bërë fjalë për mbrojtjen e vlerave si liria, dinjiteti dhe..

botuar më 22-03-03 8.45.PD
Foto: Facebook/Manastiri i Mëglizhit

Manastiri i Mëglizhit ruan ende kujtimin e Levskit

Shumë afër qytetit të Mëglizhit, mes shpateve të malit Stara Pllanina, është zhytur Manastiri i Mëglizhit "Shën Nikollaj”. Supozohet se është themeluar gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1393). Pas rënies së tokave tona nën sundimin osman në..

botuar më 22-02-19 11.15.PD