Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

61 ditë protesta antiqeveritare - situata është e qetë

Foto: BTA

Protestat antiqeveritare po vazhdojnë tashmë 61 ditë. Aktualisht nuk ka udhëkryqe të bllokuara.

Në Sofje dje në mbrëmje të pakënaqurit nga pushteti kaluan nën shenjën e Bashkimit të Bullgarisë, që nga sheshi “Nezavisimost” /"Pavarësia"/ deri në Orllov Most /"Ura e Shqiponjave"/ dhe ndaluan përkohësisht lëvizjen. Ndërkaq një procesion kundër Presidentit Rumen Radev kaloi përmes qendrës së kryeqytetit me thirrje për dorëheqjen e Kreut të Shtetit.

Në Plovdiv një procesion me emrin “Marshimi Kombëtar Bashkim” kaloi në bulevardin qendror “Mbreti Boris III Bashkuesi”. Para Monumentit të Bashkimit gjatë ceremonisë zyrtare me fishekzjarrë demonstruesit thërrisnin kundër kryetarit të Bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov, Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe prefektes Dani Kanazireva. Gjatë fjalimit të Presidentit situata u qetësua.

Në Varna gjithashtu u zhvillua një procesion paqësor, ku protestuesit bënë thirrje që demonstrata të jetë shprehje e përgjegjësisë civile dhe e qëndrimit ndaj së kaluarës herorike të Bullgarisë

Edhe në Manhajm të Gjermanisë bashkatdhetarët tanë shënuan Bashkimin e Bullgarisë dhe dërguan një video-fjalim si shenjë e përkrahjes ndaj protestuesve kundër qeverisë së Borisovit.


Më shumë nga rubrika

Covid-19 në Bullgari: Dita e 425

Kufizimet për ballot dhe dasmat u hoqën Bullgaria renditet e 20-ta në sëmundshmëri nga Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri në BE, njoftoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov në brifingun e rregullt mbi situatën..

botuar më 21-05-06 7.11.MD

Hiqet karantina e detyrueshme për të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Me vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e epidemisë dhe masat antikovid të Shqipërisë nga data 5 maj 2021 shfuqizohet karantina e detyrueshme për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia...

botuar më 21-05-06 6.52.MD

Autoritetet po synojnë 50 000 vaksinime në ditë

“Pfizer” është vaksina më e preferuar. Shumica u vendosën në grup midis 25 dhe 49 vjeç. Aktualisht ka doza të mjaftueshme dhe në javën e fundit të majit priten të furnizohen edhe 400 000 doza të tjera, tha Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof...

botuar më 21-05-06 5.26.MD