Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

61 ditë protesta antiqeveritare - situata është e qetë

Foto: BTA

Protestat antiqeveritare po vazhdojnë tashmë 61 ditë. Aktualisht nuk ka udhëkryqe të bllokuara.

Në Sofje dje në mbrëmje të pakënaqurit nga pushteti kaluan nën shenjën e Bashkimit të Bullgarisë, që nga sheshi “Nezavisimost” /"Pavarësia"/ deri në Orllov Most /"Ura e Shqiponjave"/ dhe ndaluan përkohësisht lëvizjen. Ndërkaq një procesion kundër Presidentit Rumen Radev kaloi përmes qendrës së kryeqytetit me thirrje për dorëheqjen e Kreut të Shtetit.

Në Plovdiv një procesion me emrin “Marshimi Kombëtar Bashkim” kaloi në bulevardin qendror “Mbreti Boris III Bashkuesi”. Para Monumentit të Bashkimit gjatë ceremonisë zyrtare me fishekzjarrë demonstruesit thërrisnin kundër kryetarit të Bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov, Kryetares së Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe prefektes Dani Kanazireva. Gjatë fjalimit të Presidentit situata u qetësua.

Në Varna gjithashtu u zhvillua një procesion paqësor, ku protestuesit bënë thirrje që demonstrata të jetë shprehje e përgjegjësisë civile dhe e qëndrimit ndaj së kaluarës herorike të Bullgarisë

Edhe në Manhajm të Gjermanisë bashkatdhetarët tanë shënuan Bashkimin e Bullgarisë dhe dërguan një video-fjalim si shenjë e përkrahjes ndaj protestuesve kundër qeverisë së Borisovit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalin Stojanov

Ministri i brendshëm pretendon se paraardhësi i tij e ka njohur me të akuzuarit për kontrabandë

Ministri i brendshëm Kalin Stojanov deklaroi se paraardhësi i tij Bojko Rashkov /PP-DB/ e ka njohur atë me Stefan Dimitrov dhe babain e tij Marin Dimitrov, të cilët u akuzuan për kontrabandë javën e kaluar. Ata së bashku me ish-drejtoren e..

botuar më 24-04-11 6.09.MD

Ndershmëria e votës nuk ka alternativë, premtoi kryeministri në detyrë

Për kabinetin zyrtar, zgjedhjet e ndershme do të jenë prioritet dhe nuk ka alternativë, ai do të kundërshtojë në çdo mënyrë votën e blerë. Kështu bëri të ditur kryeministri Dimitër Gllavçev në mbledhjen e parë të qeverisë së re. Sipas tij, fushata..

botuar më 24-04-11 4.28.MD

PE bëri thirrje për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen nga mesi i vitit 2024

Radhët e gjata shkaktojnë probleme për shoferët, mjedisin dhe tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Kalimi përmes pikave kufitare për transportin e mallrave duhet të jetë i qetë dhe efikas. Anëtarësimi i plotë i Rumanisë dhe Bullgarisë në..

botuar më 24-04-11 2.29.MD