Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ukrainë fillon Tubimi i IX i Bullgarëve

Foto: Facebook/Asociacioni i Bullgarëve në Ukrainë

Më 11 dhe 12 shtator në Ukrainë zhvillohet Tubimi i IX i Bullgarëve. Qëllimi është të bashkohet diaspora bullgare, të rimëkëmbet dhe të zhvillohet gjuha amtare, të përfshihet brezi i ri në vlerat kulturore dhe historike. Në një intervistë për BNR Anton Kisse, deputet i Radës Supreme të Ukrainës, president i Asociacionit të bullgarëve në Ukrainë tha, se fillon një konferencë me temë “Bullgarët në bregdetin verior të Detit të Zi” me pjesëmarrjen e 42 shkencëtarëve.

Në qytetin Melitopoll, i cili është i vëllazëruar me qytetin bullgar Sliven, do të inaugurohet një monument i heroit kombëtar bullgar Haxhi Dimitër. Me këtë rast në Ukrainë ndodhet një delegacion bullgar në krye me zëvendës kryetarin e Kuvendit Popullor dhe lider të Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov.