Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ukrainë fillon Tubimi i IX i Bullgarëve

Foto: Facebook/Asociacioni i Bullgarëve në Ukrainë

Më 11 dhe 12 shtator në Ukrainë zhvillohet Tubimi i IX i Bullgarëve. Qëllimi është të bashkohet diaspora bullgare, të rimëkëmbet dhe të zhvillohet gjuha amtare, të përfshihet brezi i ri në vlerat kulturore dhe historike. Në një intervistë për BNR Anton Kisse, deputet i Radës Supreme të Ukrainës, president i Asociacionit të bullgarëve në Ukrainë tha, se fillon një konferencë me temë “Bullgarët në bregdetin verior të Detit të Zi” me pjesëmarrjen e 42 shkencëtarëve.

Në qytetin Melitopoll, i cili është i vëllazëruar me qytetin bullgar Sliven, do të inaugurohet një monument i heroit kombëtar bullgar Haxhi Dimitër. Me këtë rast në Ukrainë ndodhet një delegacion bullgar në krye me zëvendës kryetarin e Kuvendit Popullor dhe lider të Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov.


Më shumë nga rubrika

Për vizitë në Muzeun Etnografik dhe Arkeologjik në qytetin Ellhovo

I krijuar gjatë vitit 1958, Muzeu Etnografik dhe Arkeologjik në qytetin Ellhovo tërheq turistë me disa ekspozitat e përhershme, të vendosura në godina të ndryshme. Mes tyre është ekspozita, e cila ka ruajtur trashëgiminë e pasur etnografike të..

botuar më 21-08-26 7.15.PD

Bota e harruar e Antip Obushtarov u ringjall në një ekspozitë retrospektive

Nuk duhet gjithmonë një makinë kohe për t’u zhytur në botën e kaluar të dikujt. E tillë për shembull është bota e Antip Obushtarov – fotografit, nga pllakat e qelqit të të cilit sot dalin imazhe, ngjarje, peizazhe nga një shekulli më parë...

botuar më 21-08-21 11.25.PD
Shën Ivan Rillski

Më 18 gusht kremtojmë Fjetjen e Shën Ivan Rillski – mbrojtësit të bullgarëve

Kisha Ortodokse Bullgare kremton sot Fjetjen e Shën Ivan (Joan) Rillski. Festa shënohet në ditën e përvjetorit të vdekjes së shenjtorit. I nderuari Ivan Rillski lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino në malin Osogovska. Ai jetoi në kohën e Princit..

botuar më 21-08-18 3.44.MD