Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e folklorit bullgar gjallëron në qytetin Burgas

Foto: burgas.bg

Më 12 shtator, në hapësirën midis Qendrës Kulturore “Kazino Detare” dhe skenën “Kërmilli” në qytetin Burgas, do të gjallërojë spektakli “Shtatë çudirat e Bullgarisë”. Publiku do të mund të shijojë interpretimet e këngëtarëve popullorë dhe të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit “Shkëndija” në sfondin e një tingëllimi elektronik dhe të skenografisë digjitale. Kompozicioni përfshin elemente karakteristike nga të gjitha krahinat folklorike në vend. Pjesëmarrësit do të prezantojnë një përrallë folklorike nën shoqërimin e fyellit, gajdes, tamburasë dhe daulles. Artistët janë nxënës të tanishëm ose të mëparshëm të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative.