Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e folklorit bullgar gjallëron në qytetin Burgas

Foto: burgas.bg

Më 12 shtator, në hapësirën midis Qendrës Kulturore “Kazino Detare” dhe skenën “Kërmilli” në qytetin Burgas, do të gjallërojë spektakli “Shtatë çudirat e Bullgarisë”. Publiku do të mund të shijojë interpretimet e këngëtarëve popullorë dhe të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit “Shkëndija” në sfondin e një tingëllimi elektronik dhe të skenografisë digjitale. Kompozicioni përfshin elemente karakteristike nga të gjitha krahinat folklorike në vend. Pjesëmarrësit do të prezantojnë një përrallë folklorike nën shoqërimin e fyellit, gajdes, tamburasë dhe daulles. Artistët janë nxënës të tanishëm ose të mëparshëm të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative.

Më shumë nga rubrika

Histori gomari

Herë i butë dhe i dëgjueshëm, herë kokëfortë, gomari është ndihmës besnik i njeriut të paktën që prej 5000 vitesh, ndoshta edhe më shumë. Nëse njeriu fillon të lexojë historitë bullgare për gomarë me gëzim do të zbulojë se kjo kafshë e..

botuar më 21-05-08 7.15.PD

Dita e Dafinave

Dita e Dafinave është një festë e shumëpritur dhe e dashur. Ajo gjithnjë bie pas Ditës së Ngjalljes së Llazarit dhe një javë para Pashkës së Madhe. Ditë të emrit kanë të gjithë që mbajnë emra të luleve – Cvetan, Cvetanka, Temenuzhka, Iglika,..

botuar më 21-04-25 7.05.PD

Dita e Ngjalljes së Llazarit – festë e rinisë dhe e bukurisë

Prapë është Dita e Ngjalljes së Llazarit – pra dita në të cilën Krishti bëri një nga mrekullitë e Tij duke ringjallur Llazarin e drejtë. Kjo është festa paralajmëtare e Ringjalljes së Krishtit të cilën e kremtojmë një javë më vonë. Dikur Dita e..

botuar më 21-04-24 8.05.PD