Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër vjet burgim për liderin e partisë “Volja” Veselin Mareshki

Veselin Mareshki
Foto: BGNES

Lideri i partisë nacionaliste “Volja” dhe nënkryetar i Legjislaturës së 44 të Kuvendit Popullor Veselin Mareshki është dënuar me burgim 4 vjet, bëri të ditur Gjykata e Apelit në qytetin Varna. Dënimi është për reket dhe zhvatje të një afaristi për të paguar çdo muaj rreth 5 mijë euro. Rasti është që nga viti 2014. Mareshki duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 4 mijë eurosh.

Dënimi nuk është përfundimtar dhe do të apelohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD