Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i ri shkollor – i pranishëm, me mundësi për rikthimin në distancë

Foto: BTA

Më 15 shtator sipas traditës në Bullgari nxënësit kthehen në shkollë. Pas shpalljes së pandemisë nga Covid-19 gjatë muajit mars dhe masat e pasuara për mësim në distancë, ky do të jetë dhe afrimi i parë i fëmijëve dhe të njerëzve të rinj me klasën e shkollës dhe me bashkënxënësit pas muajve të punës nga shtëpia.

Kriza e papritur, e cila na preku që të gjithë ne, tani po imponon rregulla të përgjithshme për distancë, dezinfektim dhe disiplinë dhe në shkollën bullgare. Për një kohë të gjatë prindërit dhe mësuesit e pyesnin veten nëse viti i ri shkollor 2020-21 nuk do të fillojë me mësim në distancë-me mësimdhënie dhe përgatitje në klasën virtuale shkollore. Më të zhgënjyer nga ky fakt do të ishin nxënësit e klasës së parë, të cilët me një padurim presin të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës. Sivjet në vendin tonë do të ketë 59 mijë fëmijë në klasë të parë.

“Pres që ky vit shkollor të jetë i vështirë. Ai do të kalojë në kushtet e një pa parashikimi për shkak të situatës me korona virusin, por qëllimi bazë është që arsimi të mund të jetë i pranishëm për të gjithë nxënësit në vend” - deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në prag të ditës së parë shkollore.

Ministria ka parashikuar një kalim drejt arsimimit elektronik, në rast të një situate të keqësuar epidemike. Me këtë i vihet fund dhe të ashtuquajturave pushime në raste gripi, të cilat qenë një praktikë e përvitshme në të kaluarën e afërt.

Fare i pakët është numri i prindërve , të cilët në bazë të shkaqeve shëndetësore ose për shkak të një frikësimi nga infektimi, kanë preferuar t’i lenë fëmijët e tyre për mësim nga shtëpia. Ato nuk janë më shumë se 200-300 familje për të gjithë Bullgarinë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Arsimit.

Nga ana tjetër, qindra familje bullgare, të drejtuar jo nga frika, por më tepër  nga synimi të mund t’u sigurojnë një mjedis shumë të mirë mësimor fëmijëve të vet, zgjedhin formën e një arsimi shtëpiak. Por, ajo është e ndryshme nga arsimi në distancë, e njohur prej nesh si një pjesë nga masat për një izolim social të nxënësve, për shkak të  Covid-19.

Në fakt gjatë arsimit në kushte shtëpiake rolin kryesor e luan prindi. Ai vet e zgjedh programin shkollor dhe mënyrën në të cilën t’i ofrojë mësimet fëmijës. Sipas fjalëve të Petër Porumbaçanovit - kryetar i Asociacionit për Arsimin në Kushte Shtëpiake në Bullgari dhe baba i katër fëmijëve, kjo fare nuk është një punë e thjeshtë. Sepse vet prindërit po kështu duhet të mësojnë vazhdimisht dhe të lexojnë , që të mund të kuptojnë dhe të ndjekin të gjithë procesin.

“Arsimi në distancë, i cili tani u imponua, mundet që të japë rezultate të mira, por vetëm në qoftë se prindërit e kuptojnë rolin e vet personal në të. Ne jemi mësuar që ndokush tjetër të kryej punën me arsimin e fëmijëve tanë. Të marrim përgjegjësi, do të thotë të jemi të angazhuar me të gjithë procesin mësimor. Por më e rëndësishmja është që prindërit t’i venë vetes qëllime të qarta në etapat e ndryshme mësimore, që të mund t’i ndjekin. Në qoftë se  nuk kemi qëllim, ne nuk e dimë në fakt se drejt ku po shkojmë”.

Numri i familjeve të cilët vet i mësojnë fëmijët e vet në shtëpi është afro 1500 dhe meqenëse këtë formë e zgjedhin kryesisht familjet me shumë fëmijë, kjo do të thotë , se nxënësit të cilët mësojnë në shtëpi tek ne janë rreth 3 mijë-sqaron Petër Porumbaçanov:

Komuniteti rritet vazhdimisht dhe duhet të pohoj se nuk kam pritur një rritje të tillë të interesit  ndaj këtij lloji arsimi, më në veçanti gjatë viteve të fundit. Arsimi shtëpiak ka ekzistuar gjatë gjithë historisë, kjo është një tip i thjeshtë i arsimit privat. Nga pikëpamja historike e reja është arsimi i centralizuar shtetëror.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA, Pixabay, Facebook / Petër Porumbaçanov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD