Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një produkt bullgar i softuerit analizon lojën e futbollit në kohë reale

Foto: arkiv

Një pajisje elektronike për marrjen e vendimeve në kohë reale e zhvilluar prej bullgarëve, ndihmon për rezultate më të mira në lojën e dy nga klubet tona më të forta të futbollit - “Sllavia” dhe “Beroe”. Pajisja vendoset mbi fanellat e sportistëve dhe derisa ata luajnë, ndjek përgjithësisht 55 tregues - prezantimin individual, sasinë e punës, gjendjen fizike, disiplinën taktike. Ky informacion shfaqet në tabletë ose në laptop në një kohë reale dhe përdoret nga trajnerët.

Pajisja është e vetmja, e cila përdor një intelekt artificial, i cili përshpejton përpunimin e të dhënave. Ky nuk është zhvillimi i parë i një pajisjeje të tillë, por produkti ynë dallohet me prioritete të rëndësishme. Sistemi jep informacion në kohë reale dhe përdor senzorët më të mirë të cilët ekzistojnë  në treg. Kjo lejon një informacion të saktë dhe të përpiktë edhe kur futbollistët luajnë gjatë kushteve të këqija atmosferike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD
Magdalena Hristova

Magdalena Hristova me titullin e tretë botëror në kërcim së gjati

Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).

botuar më 24-08-21 7.12.MD
Petër Stojçev

Petër Stojçev notoi 7 ngushtica oqeanike, tani dëshiron të vendosë një rekord kohor

Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..

botuar më 24-08-19 3.31.MD