Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari – Dita e 194

Foto: pixabay

Ata të cilët kanë qenë të sëmurë nga Covid-19 kanë në gjakun e vet ilaç

Shoqata “Mjekim i Covid-19 me plazmë rekonvelescente” fillon fushatë kombëtare, që ta popullarizojë metodën, e cila ndikon mirë mbi të infektuarit me koronavirus, tha për BNR dr. Pavlina Mihajllova, kryetare e shoqatës. Që të jetë i suksesshëm mjekimi me plazmë duhet të ketë mjaftë sasi antitrupash. Sipas mjekes 18 mijë veta te ne tashmë e kanë kaluar infektimin me Covid-19 dhe shumë prej tyre mund të japin plazmë. Sipas fjalëve të saj çdonjëri i cili ka qenë i sëmurë nga koronavirusi e ka në gjakun e vet ilaçin.

Një kirurg i ri u shërua nga koronavirusi me ndihmën e plazmës së gjakut

Specializanti i kirurgjisë dr. Momçill Mançev, 31 vjeçar, u largua nga Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse pranë spitalit të kryeqytetit “Shën Anna” pasi ishte mjekuar me plazmë gjaku. Terapia ende aplikohet në Bullgari në mënyrë eksperimentale, megjithëse është përdorur në mjekësi para më shumë se një shekulli për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjendja e doktorit të ri ka qenë pothuajse kritike, kur mjekët kanë marrë vendim për ta mjekuar me plazmë në kombinim me ilaçin remdesevir. Në fund të gushtit kurimi i Covid-19 me plazmë gjaku u miratua në SHBA, ndërsa në Bullgari kjo çështje ende nuk është diskutuar me hollësi. Dr. Mançev nuk e di se kush e ka dhuruar plazmën për kurimin e tij, por është gati edhe ai të bëjë të njëjtën gjë, që t’i ndihmojë të sëmurët.

Më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19

174 janë të infektuarit me Covid-19, ose 3.6% e të gjitha 4835 PCR testeve të bëra, kanë konstatuar laboratorët gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Njerëzit e shëruar janë 184, kanë vdekur 3 veta, në spital mbeten 744 pacientë, 43 prej të cilëve në repartet intensive. Rastet aktive janë 4410. Më shumë të infektuar ka në Sofje – 39, në Bllagoevgrad – 28, në Plovdiv – 19, në Burgas – 14, në Stara Zagora – 12, në Jamboll – 10. Që nga fillimi i epidemisë numri i të infektuarve me koronavirus shkoi në 18 390 veta. Kanë vdekur gjithsej 739 veta.

Sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nuk do të ketë bum të koronavirusit në shkollë

“Gjendja në sistemin e arsimit është e qetë dhe nuk ka shkas për shqetësime”, komentoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev. Tri ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor u konstatuan rastet e para të infektimit me koronavirus të mësuesve dhe nxënësve në Sofje, Ruse dhe Stara Zagora. “Në qoftë se kemi nga 200 të infektuar çdo ditë, minimum 10-15 prej tyre do të jenë nxënës dhe mësues dhe kjo do të jetë situata gjatë tërë vitit”, deklaroi gjithashtu ai. Pyetjes se pse ditën e parë shkollore në një prej shkollave të kryeqytetit ka pasur një mësues me simptoma të Covid-19 Ministri iu përgjigj se rasti po hetohet dhe tani për tani nuk ka të dhëna për mungesë përgjegjësie nga ana e drejtorisë së shkollës.

31 mijë prodhues bujqësor kanë të drejtën e ndihmës së jashtëzakonshme “Covid-19”

Deri tani në kuadrin e ndihmës së jashtëzakonshme “Covid-19” të Ministrisë së Bujqësisë kanë aplikuar mbi 31 000 bujq dhe të gjitha aplikacionet janë legjitime, tregon fondi “Bujqësi”. Pranimi i dokumenteve ka filluar më 19 gusht dhe do të vazhdojë deri në 21 shtator 2020.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD