Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit kërkuan dorëheqjen edhe të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva

Foto: BTA

Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.

Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.

Më shumë nga rubrika

Сovid-19 në Bullgari: Dita e 273

Kryeministri Bojko Borisov kontrolloi gatishmërinë për furnizimin e vaksinave kundër Covid-19 “Ne u përgatitëm shpejt dhe nëse vaksina kundër Covid-19 erdhi, vaksinimi organizohet vetëm sipas dëshirës dhe falas, me vaksina të aprovuara nga..

botuar më 20-12-05 5.44.MD
Radko Vllajkov

Radko Vllajkov: Problemet e pakicës bullgare në Serbi po zgjidhen

Gjatë katër viteve të fundit dialogu politik midis Bullgarisë dhe Serbisë është ndoshta më intensivi dhe më produktivi në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë kësaj periudhe edhe shkëmbimi tregtar midis të dy vendeve u dyfishua. Këtë e tha para..

botuar më 20-12-05 5.29.MD

Kryeministri Bojko Borisov kontrolloi gatishmërinë për furnizimin e vaksinave kundër Covid-19

“Ne u përgatitëm shpejt dhe nëse vaksina kundër Covid-19 erdhi, vaksinimi organizohet vetëm sipas dëshirës dhe falas, me vaksina të aprovuara nga Komisioni Evropian dhe me garanci nga Agjencia Evropiane e Barnave." Këtë e tha Kryeministri Bojko..

botuar më 20-12-05 4.56.MD