Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestuesit kërkuan dorëheqjen edhe të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva

Foto: BTA

Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.

Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.