Balona plot me ujë dhe fruta fluturonin drejt godinës së Kuvendit Popullor ditën e 71 të protestës antiqeveritare. Aksioni kundër Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u organizua nga nënat e fëmijëve me çrregullime nga “Sistemi na vret”. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre edhe kundër refuzimit të kërkesës së një të riu me aftësi të kufizuara për të shkuar në tualetin e godinës publike. Prandaj njerëzit vendosnin pjata tualeti në shkallët e Kuvendit Popullor me mesazhe ndaj Cveta Karajançevës dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Gjithsesi, në përgjithësi protesta kaloi qetë, me projektimet e zakonshme në fasadën e ish-shtëpisë partiake, e cila tashmë përdoret si Parlament – këtë herë të kuadrove me përleshjet me policinë gjatë “Kryengritjes së Parë të Madhe Popullore” dhe me intervista të Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit. U bllokua edhe lëvizja në bulevardin “Car Osvoboditell” (“Mbreti Çlirimtar”) tek godinat e pushtetit. Protesta mbaroi me një procesion deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”) dhe me një koncert të improvizuar në udhëkryqin e mbyllur.Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..
Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..
Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i..
Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në..