Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një natë në Çarshinë e Samovodenes” në Veliko Tërnovo

Foto: Bashkia e Veliko Tërnovos

Dhjetëra zanatçinj, artistë cirku, muzikantë dhe prodhues të ushqimeve ekologjikisht të pastra marrin pjesë në edicionin e dhjetë të festës “Një natë në Çarshinë e Samovodenes” dhe në Festivalin e Zanateve në Veliko Tërnovo. Aktivitetet hapen sot dhe janë pjesë e programit për festimet e përvjetorit të 112 të shpalljes së Pavarësisë. “Na presin gjashtë ditë dhe mbrëmje të mrekullueshme me koncerte, demonstrata cirku, punë në punishtet e mjeshtërve. Do të organizohet dhe një treg i mallrave të zanatçinjve dhe i ushqimeve”, tha për BNR Nelina Cërova nga Bashkia e Veliko Tërnovos.

Posaçërisht për festën Çarshia e Samovodenes është dekoruar me 320 balona me ngjyra më të ndryshme. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dieta ballkanike ofron substanca të dobishme për organizmin

Dhuratat e natyrës paracaktojnë traditat e të ngrënit, të vendosura nga stërgjyshërit tanë në trojet bullgare. Dhe shekuj më vonë, karakteristikat e produkteve dhe mënyra e përgatitjes së tyre formojnë një sistem unik, të cilin sot e quajmë Dietë..

botuar më 23-10-07 12.25.MD

Dripavi pershore, gallushki, treski dhe të tjera gatime tunduese në fshatin Asenovo të Banatit

Fshati Asenovo i Banatit, pranë qytetit Danubian të Nikopollit, u kthye si një destinacion kulinarie falë Marija Ivanovës, sekretare e bibliotekës vendase dhe iniciatore e palodhshme e aktiviteteve të ndryshme për ruajtjen e kulturës së Banatit...

botuar më 23-09-24 12.55.MD

Festivali "Danubi i kaltër" në Vidin mbledh artistë folklorikë nga e gjithë Bullgaria

Qyteti Vidin për të katërtin vit radhazi është nikoqir i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Danubi i Kaltër”. Aktiviteti në Parkun e Danubit në qytet do të vazhdojë deri të dielën – 3 shtator. Misioni i madh i festivalit është ruajtja,..

botuar më 23-09-02 10.30.PD