Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbarështimi i buajve në Rodopet – të gjallërosh një traditë

Foto: arkiv personal

Një lulëzim gjatë viteve të fundit tek ne po përjeton mbarështimi i buajve. Mesatarisht midis 4 dhe 8% në vit shtohet numri i buajve të rritur në Bullgari, llogarisin nga Shoqata Kombëtare Bullgare për mbarështimin e buajve. Sipas kryetares së saj, profesoresha Conka Peeva, deri tani si më të përshtatshme për rritjen e buajve janë formuar areale në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në krahinat e Plovdivit dhe të Haskovos të Bullgarisë Jugqendrore. Por, gjatë viteve të fundit, për shkak të ngrohjes globale dhe të muajve të zjarrtë të verës, del se kafshët ndihen shumë mirë dhe në zemrën e malit Rodopi.

Juzkan Selimov nga fshati Velikdençe rrethi i qytetit Kërxhali (Bullgari Jugore) është një nga dy pronarët, të cilët risin buaj në Rodopet. Duke u mbështetur tek vërejtjet e tij shumëvjeçare se, në Evropën Perëndimore produktet e qumështit prej buallice, më në veçanti ato organike, vlerësohen lartë, gjatë një nga pushimet e tij në fshatin e lindjes, vendos që të krijojë një fermë për buaj. Dhe kështu gjallëron mbarështimin e buajve që ka qenë tradicional dikur për Rodopet. Një rol të rëndësishëm këtu luajnë subvencionet evropiane të cilat lëshohen për zhvillimin e blegtorisë.

Rruga nga ideja drejt realizimit të saj del se është jo shumë e lehtë. Juzkan i bie gjerë e gjatë Bullgarisë  dhe pas një kërkimi mjaft të gjatë gjen dhe blen 15 bebe femra dhe 10 bebe meshkujsh nga fshati Topuzevo rrethi i qytetit Kotell /në Bullgarinë Lindore/. Sot, 6 vjet më vonë, kopeja e Juzkan Selimovit numëron 38-40 kafshë dhe kullot lirshëm në lëndinat dhe gjen freski në ditët e zjarrta në 5 pellgjet rreth fshatit.  

“Pavarësisht se janë kafshë të mëdhenj, ato tregojnë një lidhje jashtëzakonisht të afërt me pronarin e tyre, ato zbuten shumë lehtë dhe nuk kanë nevojë prej një numër të madh barinjsh”- tregon Juzkan Selimov dhe shton se për kopenë familjare kujdeset gruaja dhe dy vajzat e tij, të cilat i mjelin me makinë buallicat dhe përgatisin produkte prej qumështi të buallicave për nevojat e fshatit. 

Ëndrra e madhe e fermerit është të mund të shtojë numrin e kafshëve deri në 100 dhe të ndërtojë një baxho të vogël për produkte ekologjike prej qumështi të buallicave. Që të mund të realizojë ëndrrën e vet ai po vazhdon të punojë në Holandë dhe kthehet në krahinën e tij të lindjes vetëm në periudhën e Krishtlindjeve dhe në pushimin e verës.

“Në kundërshtim të të gjitha mendimeve, puna jashtë shtetit është e rëndë, mund të them shumë e rëndë. Të gjithë mendojnë se aty shumë lehtë nxirren para. Por nuk është dhe fare kështu. Por kur njeriu ka një ëndërr dhe do që patjetër ta realizojë, ai mund të ngrejë dhe male” - thotë në të ikur Juzkan Selimov dhe nuk lë pa përmendur një gojëdhënë popullore turke: Ai që pëlqen kajmakun, i tërheq buajt me vete”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD