Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të jetë mikpritëse e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Foto: europa.eu

Më 10 nëntor në Sofje do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, transmetoi agjencia maqedonase MIA. Forumi është pjesë e Procesit të Berlinit me në krye Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Sofje do të miratohet plani për krijimin e një bashkësie regjionale ballkanike në Ballkanin Perëndimor. Sipas KE-së bashkësia do t’u sjellë shumë dobi kompanive dhe qytetarëve, si pakësim i taksave bankare transkufitare, heqje e barrierave teknike para tregtisë, koordinim i politikave investuese, njohje e kualifikimeve profesionale në tërë regjionin ballkanik, inkurajimi i tregtisë elektronike, transmetoi BGNES.