Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do ta mbarojë mandatin e vet

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Dhënia e dorëheqjes është e pakuptimtë 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Kjo do t’i sjellë shtetit shpenzime më të shumta dhe humbje të konsiderueshme, tha para BNT-së Zëvendëskryetari i Parlamentit Valeri Simeonov dhe një prej liderëve të “Patriotëve të Bashkuar”.

Çdo një qeverisje shkakton pakënaqësi. Gjithçka që bëhet në plan politik, shoqëror dhe ekonomik gjithmonë mund të bëhet më mirë. Është normale të paguhet ndonjë çmim. Çfarë do të jetë çmimi? Këtë do ta kuptojmë gjatë muajit mars, komentoi gjithashtu Simeonov.

Ai i quajti protestat antiqeveritare agresive dhe shtoi se u ka drejtuar shumë herë ftesa të pakënaqurve për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit, por nuk ka marrë përgjigje.