Dhënia e dorëheqjes është e pakuptimtë 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Kjo do t’i sjellë shtetit shpenzime më të shumta dhe humbje të konsiderueshme, tha para BNT-së Zëvendëskryetari i Parlamentit Valeri Simeonov dhe një prej liderëve të “Patriotëve të Bashkuar”.
Çdo një qeverisje shkakton pakënaqësi. Gjithçka që bëhet në plan politik, shoqëror dhe ekonomik gjithmonë mund të bëhet më mirë. Është normale të paguhet ndonjë çmim. Çfarë do të jetë çmimi? Këtë do ta kuptojmë gjatë muajit mars, komentoi gjithashtu Simeonov.
Ai i quajti protestat antiqeveritare agresive dhe shtoi se u ka drejtuar shumë herë ftesa të pakënaqurve për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit, por nuk ka marrë përgjigje.4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme..
Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së. Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit..
Prokuroria në Strugë fillon proces pas njoftimeve në media për djegien e flamurit bullgar në një karnaval në Vevçani , njoftoi agjencia maqedonase e informacionit, cituar nga BTA. Procesi u ngrit për dëmtim të reputacionit të një vendi të..
Tepër e rëndësishme është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të flasin në një gjuhë normale dhe të shkëmbejnë mendime, sepse në muajt e fundit..