Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria do ta mbarojë mandatin e vet

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Dhënia e dorëheqjes është e pakuptimtë 6 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Kjo do t’i sjellë shtetit shpenzime më të shumta dhe humbje të konsiderueshme, tha para BNT-së Zëvendëskryetari i Parlamentit Valeri Simeonov dhe një prej liderëve të “Patriotëve të Bashkuar”.

Çdo një qeverisje shkakton pakënaqësi. Gjithçka që bëhet në plan politik, shoqëror dhe ekonomik gjithmonë mund të bëhet më mirë. Është normale të paguhet ndonjë çmim. Çfarë do të jetë çmimi? Këtë do ta kuptojmë gjatë muajit mars, komentoi gjithashtu Simeonov.

Ai i quajti protestat antiqeveritare agresive dhe shtoi se u ka drejtuar shumë herë ftesa të pakënaqurve për t’u takuar me përfaqësuesit e pushtetit, por nuk ka marrë përgjigje.

Më shumë nga rubrika

Ish-Ministri i Jashtëm Nikollaj Mlladenov mori “Yllin e Madh të Jerusalemit”

Presidenti i Palestinës Mahmut Abbas dekoroi me urdhrin “Ylli i Madh të Jerusalemit” ish-Ministrin bullgar të Punëve të Jashtme Nikollaj Mlladenov. Ai është dekoruar për shkak të punës së tij si koordinator i posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e..

botuar më 21-02-02 11.22.PD

Presidenti bullgar ka ndërmend të kandidohet për mandat të dytë

Presidenti Rumen Radev deklaroi se do të kandidohet bashkë me nënpresidenten Ilijana Jotova për mandat të dytë. Në një konferencë për shtypin lidhur me vjetorin e katërt të hyrjes së tij në detyrë kreu i shtetit kërkoi reforma në Kodin Elektoral,..

botuar më 21-02-01 3.21.MD
Bojko Borisov

Mesazh i Kryeministrit për ditën e nderit për viktimat e komunizmit

“Kujtim i përjetshëm i viktimave të regjimit komunist!”, shkroi kryeministri Bojko Borisov në Facebook në lidhje me ditën e nderimit të viktimave. “76 vjet më parë, e ashtuquajtura “Gjykata e Popullit”, e cila nuk është as gjykatë e popullit..

botuar më 21-02-01 11.07.PD