Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një shtet me qeverisje elektronike të zhvilluar shumë mirë

Foto: publicadministration.un

Bullgaria është në vend të 44 ndër 193 shtete në Indeksin për zhvillim të qeverisë elektronike (EDGI), tregon një raport i OKB-së. Për herë të parë vendi ynë hyn në kategorinë “shkallë shumë e lartë e zhvillimit të qeverisjes elektronike”, ndër vende si Çekia, Sllovakia, Letonia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.

Sipas raportit Bullgaria, bashkë me shtetet e tjera në këtë kategori, tregon një përparim të vazhdueshëm në përpunimin e dokumenteve strategjike për qeverisjen elektronike dhe në sigurimin e shërbimeve elektronike.

Vendi shënon një përparim të konsiderueshëm edhe në Indeksin për pjesëmarrje elektronike, duke dalë me 12 përpara në klasifikim dhe nga vendi i 35 arrin në vendin e 23, ndër 193 shtete, njofton investor.bg.